Home

Lajme

Hamdi Nuhiju – Si ta lexosh një lajm mbrapsht?

No Comments Lajme Opinion

Rregulli kryesor i leximit mbrapsht të një lajmi është që ta lexosh si të konvenon ty, jo si është në realitet. Fillo me keqkuptime, nxiti keqkuptimet, futu në paragjykime. Rruga më e lehtë për ta arritur këtë gjë është ta lexosh vetëm titullin e një lajmi. A e di pse? Sepse gazetari në anën tjetër të monitorit e di saktë qëllimin tënd në lidhje me lajmin që ai e prodhon. Prandaj edhe e bënë të pamundurën që qysh në titull të lajmit ti ta marrësh vetëm atë që të konvenon.

Lexo me nënkuptime! Zhvendosi argumentet e lajmit, përzieji paragrafët. Krijo një lëmsh të tillë që vetëm ajo që ty të konvenon të qëndroje në spikame.

A u shpallë aksidentalisht i vdekur aktori madh Mirush Kabashi? Nga gazetari? Nga mediumi? Nga leximi mbrapsht i lajmit? Apo nga të gjithë bashkë? Nëse lajmin do ta lexonim drejt, Mirush Kabashi do të ishte gjallë edhe në ditën e shpalljes së vdekjes së tij. Por ti e keqkuptove. U kënaqe duke e keqkuptuar, e lexove mbrapsht.

A u shpallë aksidentalisht i vdekur dijetari i madh Jusuf Kardavi? Tash i ka afër 100 vjet, edhe është i fort si një mal. Por nëse do ta shohësh të vdekur Jusuf Kardavin dhe qëllimi yt është sensacioni, ti në momentet kur ai është në spital, në gjendje kritike me shëndetin, para kohe do ta shpallësh të vdekur. Si lexues, kur e sheh titullin dhe brendinë e lajmit e lexon mbrapshtë, e kupton se shpirti dhe mendja jote e dëshiron të vdekur Jusuf Kardavin. E krijon fantazinë, narracionin dhe me vrap shtyp butonat e androidit ose iphone dhe çurravitesh në rrjetet sociale. E kam dashur fort Mirush Kabashin! Po, me pas dashur fort nuk e kishe shpallur të vdekur.

Pësoi aksident trafiku deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajcinovci. Dhe fillojnë nënkuptimet, pyetjet, keqkuptimet, zhvendosjet e argumenteve. Thanë se ishte fat në fatkeqësi se ka pasur veturën të tillë si e ka pasur, se ka mundur që ta pësoje me jetë. Pas këtij lajmi dëgjuam pyetjet e këtij lloji: kush dëshiroi që ta likuidoje këtë deputet në këtë mënyrë? Mirëpo lajmi ishte ndryshe. Deputeti pësoi aksident, nuk u lëndua, pati vetëm dëme materiale. Kaq. Prapë aktiviteti i tij politik ka vazhduar edhe pas atij aksidenti si dhe me siguri se një grupi të caktuar të interesit nuk i pëlqejnë përsëri mendimet dhe idetë e tij.

Hoxha Jakup Asipi para disa viteve vdiq në një aksident trafiku. Leximi i lajmit mbrapshtë: i kanë bërë dredhi në makinë dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar aksidentin që ka pasur si rezultat vdekjen e tij.

Leximi i lajmit mbrapshtë kërkon një mendje djallëzore! Mendja djallëzore nuk duhet të jetë e pa ushtruar dhe zhvilluar. Nëse mendja kthehet në binaret e duhura, nuk do të shpallej i vdekur asnjë njeri që është i gjallë.

Porse mendja e djallëzuar në rrolin e avokatit duhet të ekzistoje tek grupet e gazetarëve, profesionistëve medial, punonjësve në departamentet marrëdhënie me publikun, përpiluesve të strategjive politike.

Një mendje e padjallëzuar është e filtruar dhe e çliruar nga skenarët. Nuk ngacmon dhe nuk krijon skenarë paraprake. Është mendje e pastër si loti!

Ti që e lexove këtë tekst, mos e lexo shkrimin mbrapsht! Krijo ekuilibrin midis interesit të përgjithshëm, atij personal dhe në fund vendos, do ta shpallim të vdekur autorin e këtij teksti, apo këtë gjë do t`ia lëmë në dorë CAKTIMIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *