Home

Lajme

Vota e demokratëve ia besuan Lulzim Bashës drejtimin dhe ringritjen e PD-së

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk është aspak e vështirë për të konstatuar atë që edhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021,por edhe tani gjatë zgjedhjes se Kryetarit të Partisë Demokratike ku u pa se “grupi” për PD-në nën maskën për demokratizimin e saj , ata nuk bënë gjë tjetër por vetëm sa treguan të njëjtën linjë me akuza kundër Bashës ashtu sikurse edhe kundërshtari politik i PD-së,Partia Socialiste. Ata duke vepruar me cinizëm, nihilizëm dhe egoizëm idhnak e vetanak, ata de fakto propaganduan me dashakeqësi se Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës i humbi zgjedhjet, dhe për këtë arsye sipas tyre Basha duhej të jipte dorëheqjen ose të moszgjidhej kryetar me 13 Qershor 2021 nga antarësia e PD-së. Pavarësisht përpjekjes djallëzore të tyre , antarësia e Partisë Demokratike në mënyrë referendare e rizgjodhi përsëri Lulzim Bashën Kryetar të saj.

AntiBashët, ose më sakt grupi për PD-në, atyre u faturohet në një masë të konsiderueshme kontributi përkrah blerjes së votës nga Rama, e që bënë të mundur masakrën dhe dëvijimin e vullnetit të popullit ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Kjo të jep përshtypjen se reagimi egoist i rivalëve të Bashës sikur e paskan mezi pritur humbjen e Partisë Demokratike si “fakt”, mjet e justifikim për të marrë ndonjëri prej tyre drejtimin dhe kryesimin e Partisë Demokratike, pra më e rëndësishme për ta paska qenë largimi i Bashës nga kryetar i PD-së se sa humbja edhe me vota të vjedhura e të blera të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ku më i zëshmi dhe më i zellshmi kundër Bashës ishte Bujar Nishani.

Ata kështu mohonin faktin e masakrës elektorale të blerjes së votës nga pushteti dhe Edi Rama. Pra ky grup pseudoperPD ishte në një linjë edhe me llumin mediatik, me sharlatanët gazetarë, opinionistë e analistë dhe mediat televizive dhe ato gazetareske në përgjithësi dhe me ndonjë perjashtim tepër të rrallë,pra pothuajse të gjithë akuzuan,shpifën , trilluan e propaganduan kundër Lulzim Bashës. Këta, pra: antiBashët brenda PD-se dhe mediat, që të dyja, të sponsorizuar nën rrogoz nga pushteti i Ramës u bënë bashkë kundër rizgjedhjes së Bashës për Kryetar të PD-së.

Kjo gjë nxori në dritë se sa shumë pengesa paska pasur Basha në rrugën dhe në misionin e tij për ta kthyer Partinë Demokratike në pushtet; tregon se sa të vështirë e paska pasur Basha realizimin e misionit për ripërtëritjen dhe ringritjen e PD-së, pasi nuk paskan mjaftuar vetëm grupet e tjera antiBasha si Topalli, Patozi, Hajdari, Murrizi si dhe patericat Bregu, Imami, Ristani e Bode por paska pasur “kalë troje” edhe brënda PD-së me në krye Bujar Nishanin të cilët edhe e paskan sabotuar fitoren e PD-së dhe të Lulzim Bashës.

Mirëpo antarësia e Partisë Demokratike nuk ra në kurthin e tyre, por me intuitë dhe me meritë arritën që Bashës t’ia ribesojnë drejtimin e Partisë Demokratike, demokratizimin, forcimin e ringritjen e saj për t’u përballuar dhe sfiduar pushtetin e votave të blera , pra rikthimin e legjitimitetit demokratik kundër krimit elektoral,kundër korrupsionit dhe për triumfin e demokracisë dhe për ndarjen nga tranzicioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *