Home

Lajme

Skënder Karaçica – Preambula e Kushtetutës së Serbisë dhe shteti i Kosovës

No Comments Lajme Opinion

E kohës
Preambula e Kushtetutës së Serbisë dhe shteti i Kosovës
Në qarqet qeveritare të Serbisë po flitet zëshëm se me rastin e ndryshimeve kushtetuese,shteti i Kosovës si realitet i pakthyeshëm,është vendosur në Preambulen e saj si ,,Krahina Autonome e Kosovës,,(sic!).
Për këtë provokim të ri,regjimi i Beogradit në kohën e dialogut me shtetin e Kosovës,ndryshe flet dhe trumbeton për marrëveshje në mes të dy popujve dhe për paqen në Ballkan,e krejt ndryshe po vepron me skenarët e njohur antishqiptar për instrumentalizimin e shtetit të Kosovës.
Në takimet e radhës në Bruksel,qeveria e Kosovës duhet që të kundërshtojë nismën e ,,ndryshimeve kushtetuese,,në Serbi me Preambulen e këtij akti të lartë juridik me shtetin e Kosovës si ,,Krahinë Autonome,,(sic!).
Qendrat e vendosjes BE-SHBA duhet që të ndalojnë provokimet e regjimit në Beograd ndaj shtetit të Kosovës dhe në dritën e dialogut Kosovë-Serbi,të përfundojnë këto bisedime maratonike me njohjen e ndërsjellë të dyja shteteve dhe për paqen dhe të ardhmen e popujve në Ballkanin e trazuar.
Shteti i Kosovës nuk është ,,Krahinë Autonome,,e Serbisë(sic!).
Çikago,12 qershor 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *