Home

Lajme

Elona Caslli – Të rinjtë jemi ne.

No Comments Lajme Opinion

Jam kundër shfaqjes së formateve si
” Përputhen” apo ” Love story” në ekranet shqiptare. Kjo nuk është censurë, por është përgjegjësi kundrejt çdo të riu apo të reje që nga iluzioni i famës televizive, bie viktimë e producentëve dhe shndërrohet nga këta të fundit në një skelet televiziv.
Nëse përdoret alibia se këto emisione jepen edhe në Evropë, përgjigjem se Evropës duhet t’i marrim fillimisht pikat e mirëfillta të orientimit e mandej ato të çorientimit. Të mbarojmë me kategorinë e parë e shohim pastaj me të dytën.
Të ushtrojmë presionin e duhur si qytetarë dhe të mos lejojmë riprodhimin e këtyre formateve në ekranet shqiptare.
Rinia nuk duhet të shkojë dëm.
” Përputhen” shfaqet me pullë të kuqe, në zemër të pasdites, ku fëmijë e të rritur janë të ulur përballë ekranit duke infektuar adoleshentët që janë në formim e sipër.
Stop ” Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së rreme”
Post Scriptum- Shpërndaje nëse bashkohesh.
Elona Caslli

Burimi/facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *