Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – ** TEK ME RRAHU ZEMRA **

No Comments Argëtim Letersi

Në vendë të “ A m a n e t i t ”
~
Do të desha atje në perlën time Razëm
Tek më rrahu të parë herë zemra në parzëm
Te ato livadhe, kodra, ahishte e lëndina
Të më flisnin njerëzit me pasthirrma.
.
Kur ata ndër biseda t’i thonin njeri-tjetrit,
Hej-këtu pati le Gjetja i Rrok Pjetrit,
Po kush ish ky njeri, ky malësor?
Ai që iku nga vendlindje në Diasporë?
.
Paj i digjej ditë-natë shpirti në krahnor
Kishte pas dëshirë me u ba “pak” vjershëtor.
Shkroi plot e plot vargje, prej në Amerikë
Për Malsin, per Shkrelin, për Razmën ku kje lind.
.
Oh, Ai, edhe tash, që ka ike atje në përjetësi…
Atje i këndon vargjet e veta, për Vendlindjen e tij.
.
Gjeto Turmalaj
New York 2019

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *