Home

Lajme

Mardena Kelmendi – Ti je si yll atje

No Comments Argëtim Letersi

“Me re kraheve ,dhe ai ishte casti me trondites qe ne jete kam provuar
Pastaj gjithshka u normalizua dhe serisht mbyllim mbremjet bashke kujtimeve te tua babush
Pastaj ti doje ere shtogjeve Pranveren e fundit zgjodhe gjumin tend te madh
Kishe mall ,ish aq i madh sa dt 19 Qershor 2003 me solle mergimit SINFONINE E HESHTUR
Madi…Madi…babiii o ba!”
———————‘
Ti je si yll atje
Ne Bjeshke
…mbeshtet nen rrenjet e” lisit madh”
e me pret
Aty ku im gjysh priste duhan
E priti ty
Ndiste e fikte shpresen kaq vjet
Te shihet me sy
Dhe ime gjyshe Shyte
Nuk ju thane syte
Bardh ku je!
Kishe endrra zemra jote e re
Atdheu yt kishte me vlere
Dhe pse jetove ne zhgenjimin
Sketere !
….tani hesht e nuk flet
Je i qete ku malli te kish marre
Sapo mberrite atje pranveren e pare
Ti fle …dhe une zgjuar ketu te kujtoj
Se te pas’nesermet , mi tregoje
….buzeqeshje. ..dhe kur mbijetoje atyre mbledhje zbritje te kohes tende…munduar
Buzeqeshja te kish hije
Edhe kur tek ty harroj ,
te zbres nje fije drejtesie ..
….ti buzeqeshje….e dije !
“Le ngjashmeri posi…
le trashegim kujtimin tend
Le shume dashuri
Me niper mbesa
Qe kujtojne Njeriun e Bardhe
At’miri im, At’urti im
…. ulur atje ku uleshe cdo nate
Deri takimin e fundit…
… une putha nje flutur te bardhe
E pershendeta nje te bukur Yll
Ku pikonte rezet mbi uren e lart
Grykes Rugoves
..ku ti fle qete
….qe me sjell peshperima
Shushurima valesh Lumbardhi mallit per ty ne zemer me zbret
E si gure rrokullisin kujtimet
….deri ketu ne mergim
Tenden mungese dhe nese vij
Kush do me pres?!
….. Bardh ,babushi im!
Madi
19 06 2021
Trieste …..It

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *