Home

Lajme

Pierre Simsia – MOS I PËRGOJONI SHKODRËN DHE SHKODRANËT

No Comments Argëtim Letersi

Shkodra, qyteti i bukur, me qytetarët e saj të bukur, të kulturuar, qyteti, djepi i kulturës së lashtë, sigurisht, njihet edhe për qytetarët e saj të kulturuar që me dijen, talentin e tyre i kanë dhënë shumë artit, kulturës…
Gjatë viteve të mija që kam jetuar në Shkodër, jam mrekulluar nga ai qytet, nga ata qytetarë të mrekullueshëm që vetëm dashuri, mikpritje, respekt… dijnë të dhurojnë.


Shkodra dhe vetë shkodranët e kanë transmetuar ndër shekuj edukatën, kulturën e tyre të lartë qytetare…
Një shembull mes shumë shembujve të tjerë:
Në mesdhjetorin e vitit të largët të vitit 1984, në Shkodër erdhi Trupa e Teatrit Shtetëror të Operas dhe Baletit Shqiptar për të shfaqur operën Traviata.
Jam mrekulluar kur shikoja në hyrje të Teatrit Migjeni jashtë dritares së biletarisë, qytetarë të ndryshëm shkodranë të rrinin në radhë për të blerë biletë hyrëse…. Madje edhe vetë aktori i mirënjohur i humorit Zef Deda i punësuar në atë institucion kulture, që shumë mirë mund ta blinte biletën hyrëse nga brenda, rrinte në radhë si të gjithë qytetarët e tjerë.
A nuk ishte edhe ai veprim i atyre qytetarëve shkodranë që tregon kulturë qytetare?!
Mos ma përgojoni, mos i paragjykoni Shkodrën dhe shkodranët për diçka të ndodhur këto ditët e fundit, sepse, si çdo qytet tjetër edhe Shkodra është mbipopulluar nga banorët ardhës me kultura të ndryshme….
Mos e përgojoni, mos i paragjykoni Shkodrën dhe shkodranët e kulturuar, sepse edhe pse unë kam jetuar përkohësisht në Shkodër, e dua shumë, e adhuroj atë qytet, kam shumë miq dhe vazhdoj të mbaj akoma miqësi me miq, familje shkodrane, miqësi mbi 30-të vjeçare, ndihem edhe unë po aq shkodran sa edhe vetë shkodranët…


Fotot e mëposhtëme:

  • Unë në vitin 1984 përpara Hotel Turizmit ROZAFA, Shkodër.
    -Teatri Migjeni, Shkodër.

Burimi/Facebook/Pierre Simsia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *