Home

Lajme

Evi Reci, një ndër vajzat më të guximshme të ekranit shqiptar

No Comments Kulture

Evi Reci është njohur përherë si një prej këngëtareve më të mira të skenës shqiptare. Këngë të bukura dhe me vlera ku kryefjalë e këngës ka qenë përherë arti.

Evi kurrë nuk e ka ekzagjeruar duke tentuar ekstravagancën e tepruar, por i ka dhuruar gjithmonë publikut artin e saj. Kënga “Tjerr” ishte prodhimi shumë cilësor i Evit që i vërteton më së miri fjalitë që shkruajtëm më sipër.

Prej dy vitesh, Evin e shohim çdo ditë në ekranet tona. Ajo është moderatore e “Vizioni i pasdites”, emisioni i pasdites në Vizion Plus. Një sfidë që Evi e superoi si duhet dhe tashmë shkëlqen në prezantimin e këtij formati mjaft të vështirë dhe të lodhshëm, pasi është në ekran çdo ditë.

Evi është rasti tipik i vajzës guximtare, pasi la “rehatinë” e Italisë dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën e saj e vetme, në Shqipëri, në fushën e moderimit dhe këngës. Deri më tani, mund të themi me plot gojë se është një shembull pozitiv që duhet ndjekur, pasi puna dhe kurajoja të nxjerrin gjithmonë në dritë.

Burimi/tirana1.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *