Home

Lajme

Skënder Karaçica – Aleksandër Vuçiq dhe projekti i Nikolla Pashiqit kundër shqiptarëve të Kosovës

No Comments Lajme Opinion

Presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiq,sa herë që vjen në rend të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (Nju Jork)çështja e Kosovës ai shkon atje i veshur në të zeza(sic!).
Ky stil i kostumit të rrobave dhe kravatën në të zeza është si pororsi e shkollës së Nikolla Pashiqit,i cili në analet e historisë më të re të shekullit të kaluar,njihet një nga udhëheqësit e Serbisë me projektin e tij antishqiptar e shfarosës ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.
Në këtë mbledhje të KS të OKB-së,presidenti i Serbisë A.Vuçiq i veshur në të zeza nisi e foli për ,,historinë serbe të Kosovës(sic!)me stilin patriotik të gënjshtrës(term i D.Qosiq)për t`i qitur hi syve përfaqësuesve të botës dhe për të fshehur gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për Kosovën.
Kjo që po trumbeton dhe po aktron në KS të OKB-së në Nju Jork,Aleksandër Vuçiq,na kujton kohën kur gjelati kundër popullit shqiptar në Kosovë,Nikolla Pashiqi në Washington para se të takohej me presidentin amerikan,i dathi këpucët dhe hyri në kabinetin e tij duke u përkulur në tepihun e kuq:Shkelqësi,të lutem më shpetoni Serbinë,,(!).
Po në këtë aktrim të diplomacisë serbe,Aleksandër Vuçiq,i veshur në të zeza doli para anëtarëve të KS të OKB-së në Nju Jork me lot krokodili veçsa nuk pati mundësi të thotë:,,Më shpetoni Serbinë përmes Kosovës(sic!).
Regjimet e Serbisë qysh nga viti 1912-1999 kanë përdorur tërë skenarët e njohur për ne,që,të bëj të pa mundurën të mundur , kur e kur, për tokën e Kosovës si,,zemra e Serbisë,,(sic!).
Gënjeshtra si ves patriotik(term i D.Qosiq)vdiq bashkë me regjimin nazifashist të Serbisë në vitin 1999,kur populli shqiptar dhe Kosova u ndanë njëherë e përgjithmonë me shtetin serb,i pa pranuar si i veti për shqiptarët në Kosovë(!).
Aleksandër Vuçiq,sa herë të doni veshuni në të zeza,ndonëse populli shqiptar është i veshur në të bardha në Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës,ëndrra shekullore e brezave shqiptarë në tokën e tyre etnike…!
Çikago,19 qershor 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *