Home

Lajme

Faton Kurti – E ARDHMJA NË BALLKAN JU TAKON SHQIPTARËVE.

No Comments Lajme Opinion

Kur është themeluar shteti i Izraelit në 1948 atëkohë është njohur vetëm nga 40 shtete dhe ja sot është superfuqia e Lindjes së Mesme.
Neve nuk na duhet që me çdo kusht të na njohë Serbia, sepse Republika e Kosovës tanimë ështê një realitet i pamohueshëm që e kanë njohur shtetet më të fuqishme të botës.
Interesi i Serbisë është që ne të merremi vetëm me ata dhe në të gjitha spektret të tjera të dështojmë.
Qeveria e Kosovës tani duhet të merret me zhvillimin e ekonomisë, punësimin e popullatës dhe probleme të tjera që kemi.
Ne si shtet mund të përparojmë dhe të lulëzojmë edhe pa njohjen e sovranitetit tonë nga një diktator shovinist siç është Vuciq.
Për këtë arsye, unë jam plotësisht dakord me linjën e Kryeministrit Kurti në marrëveshjen me Serbinë.
Opozitës i bëj thirrje të heqin dorë nga mbështetja e politikave që i hyjnë në punë vetëm Serbisë dhe jo Kosovës.
Gjatë dy dekadave të fundit ju i keni bërë mjaft dëme vendit. Nëse vazhdoni me opozitarizmin destruktiv në dëm të Kosovës, atëhere elektorati në zgjedhjet e ardhshme do t’ju dërgojë në pension të përhershëm nga jeta politike.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *