Home

Lajme

VASIL PUCI – “Cfare ka qe shqetesohet Vatra ?

No Comments Lajme Opinion

Mu duk i cuditshem reagimi i Vatres shqetesimi per shpalljen “non grada” te Berishes dhe familjes se tij, drejtuar departamentit te shtetit amerikan.
Po perse shqetesohet Vatra ?
Shqetesohet se ai solli demokracine, se takoi e priti familjen Bush etj. Po ne I dime keto veprime e nuk shqetesohemi fare. Po ne Amerike prane Vatres jetojne dhe veprojne te tjere pro-amerikane si Z.Kokalari, Kulla e te tjere te cilet nuk jane ne nje mendje me Vatren.
A mos valle ka ndryshuar Vatra ? Edhe mundet.
Si nuk u shqetesua Vatra kur drejtuesi opozitare Fatos Nano u fut ne burg, pavarsisht I kujt partie ishte? Jo vetem qe u fut ne burg, por iu pagua me taksat tona leket e burgut. Si nuk u shqetesua Vatra per firmat piramidale ku partia e Berishes me leket e Vefes bente aktivitete elektorale? Po si nuk tha Vatra nje fjale per Gerdecin? Si iu mbyll goja Vatres kur qeveria shqipatre theu embargo e naftes gjate luftes ne Kosove. Nuk zuri ne goje 14 shtatorin 1998 per kryengritjen e armatosur qe u krye tamam sikur u sulmua kapitoli ne Amerike. Nuk jemi te gezuar se u shpall “non grada” nje drejtues partie. Se ai eshte edhe faji yne, se ishim ne fillimet e nje rendi te ri demokratik qe po ndertonim dhe nuk ishim te pergatitur. Po tani ambasadoret amerikane qe kane ardhur ne vatren tone kane qene me te shkelqyerit e diplomacies amerikane ku dua te pershendes ambasadoret Alexander A. Arvizu, Donald Lu dhe tani e talentuara e diplomacies amerikane zonja Yuri Kim. Po te kalojme te vatra ne Amerike e njohim me themel shkelqimin e saj qe nga Faik Konica e deri tek Fan Noli. Po kohet kane ndryshuar, vullneti eshte prekur e takimet me Vatren jane rralluar. Nuk eshte Vatra qe interesohej per nje shkolle, per nje spital per pajen e nje vajze ne nje familje te vobekte, nuk eshte Vatra qe dergonte vullnetare ne luften kunder bandave greke. Nuk eshte vatra qe e bombardonte me telegrame presidentin Willson. Nuk eshte vatra qe kembngulte per Kosoven te takonte Klintonin. Vatra shqetesohej per nje njeri te vetem. Cudi ju te Vatres! Po ky njeri I vetem ka gjithe familjen me vete “non grada”. A shqetesohen dhe per familjen e tij? Pse pak ju duket? Po keshtu do bej dhe Bashkimi Europian. E atehere Vatra do ju dergoje nje shkrese Bashkimit Evropian pse ju I shpallet non grada. Nuk ka rendesi kush je cfare ke bere kur departamenti amerikane te thote se te korruptuarit nuk kane vend ne shtetin amerikan kjo nuk eshte cudi te shqetesohet Vatra.
“Shkemb I lulezuar ne brigjet e Adriatikut e ka quajtur Konica Shqiperine. Ju te Vatres e dini mire kete pune. E ne kete vend te lulezuar shkemb amerikanet I kane lexuar ligjet, nuk do lejojne qe te rriten ferrat dhe drizat apo gorricat politike.
Ne shtator te vitit 1968 Henry Kinzinger fliste : “Duhet te dish se cfare histori eshte e vlefshme. Duhet te dish cfare historie te shkeputesh.”
Shkrim nga VASIL PUCI

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *