Home

Lajme

Skënder Karaçica – Në vend të debatit

No Comments Lajme Opinion

Maturantët nga Shqipëria(ende)nuk e kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz të Drenicës(!)
Sipas të dhënave të Kompleksit Memorial në Prekaz të Drenicës,
maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë,deri tash,asnjëherë nuk e kanë vizuar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës(!).Ndërkaq të rinjët e Kosovës manifestimin e maturës e kalojnë në vendet e bukura të Shqipërisë…!
Pse po ndodh kjo…?!Të rinjët shqiptarë,brezi i shekullit të ri dhe brezi kur e kur po bashkohet me shpirt dhe segmente tjera Kosova me Shqipërinë,kemi kaq shumë largësi njera me tjetrën dhe,veçmas kur brezi i maturantëve shqiptarë të shkollave të mesme të Shqipërisë(ende)nuk e kanë vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës,aty ku u bë KTHESA e MADHE e HISTORISË dhe kur u qitën gurët e themelit të shtetit të lirë,të pavarur dhe sovran të Kosovës…!
Për këtë harresë dhe (mos)përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe sugjerimit të rrafsheve të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Kosovës në Prishtinë,duhet të tejkalohen me nisjen e ardhjes së maturantëve nga Shqipëria për të vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës!
Prekazi i Adem Jasharit dhe UÇK-ja është historia e kombit shqiptar!
Çikago,24 qershor 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *