Home

Lajme

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë gabuar me specializantët e mjeksisë

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder S.KAPITI

Shkalla e mirëqënies së një shoqërie moderne matet me nivelin e lumturisë, mirëqënies, arsimit dhe sidomos me shëndetin e popullatës. Shëndetësia në kohët moderne është prioriteti i prioriteve të politikave shtetërore, kombëtare e qeveritare sepse ka të bëjë direkt me shëndetin e popullit.

Perendimi investimin kryesor e bën në shendetësi, dhe mjeksia në një vënd apo shtet, shkalla dhe niveli i saj tregon edhe natyrën se sa human është një shtet. Ky është një shkrim kritik kundër natyrës jo humane kur së fundmi mësohet se Ministria e Shëndetësisë krejt papritur i dëbon nga puna rreth 1000 specializantë, mjeket më të mirë të shërbimit shëndetësor, për faktin se ata do të specializohen për 4 vite.

A e mendoni Ju minimalen të paktën, atë se me cfarë do të ushqehen këta mjekë dhe familjet e tyre për këto 4 vite, dhe se sa deficit të madh i shkaktoni shërbimit profesionist mjeksor?!

Sa shumë antihumane është kjo, kur juve po “kujdeseni” per shqiptaret pasi atyre u desh që vetë shqiptarët e varfër të paguanin 2-3 mijë euro për t’u shëruar dhe për të paguar ilacet e shtrenjta kundër koronavirusit; sa hipokritë dhe djallëzorë bëheni edhe sikur ankoheni e sikur po u vjen keq se nga Shqipëria po largohen mjekë dhe infermierë pasi shteti dhe qeveria nuk u krijon kushte, nuk i respekton dhe i keqpaguan ata. Pra vetë qeveria ua imponon mjekëve që të largohen nga Shqipëeria dhe pastaj me hipokrizi thotë se pse ikin. Kështu po ua impononi edhe mjekëve më të mirë të Shqipërisë,atyre që kanë fituar konkurset për specializimin që të largohen edhe ata nga Shqipëria.Kjo gjë u pëlqen shumë edhe rektorëvë e profesorëve dhe mjekëve me lidhje politike e nepotike që të mos kenë konkurentë dhe që brezin e ri të mjekëve ta bëjnë të pakënaqur dhe ta detyrojnë atë që të largohen nga Shqipëria, dhe mjeksinë ta kenë ata monopol të tyre, dhe po një klikë mjekësh të kenë të drejtën e leksiondhënieve, vetëm ata të shkojnë nëpër spitale e të shërbejnë atje si te spitalet shtetërore dhe private, dhe vetëm kjo kastë edhe servile e politikës, vetëm ajo kastë në emër të liberalizmit ata të kenë punësime e privilegje në shtet si dhe të kenë njëkohësisht edhe klinika e farmaci private.Këta mjekë janë të korruptuar dhe më biznesfitimprurës se sa edhe kasta e qeveritarëve dhe e gjyqtarëeve e prokurorëve që po i ndëshkon VETING-u

Po mirë si është e mundur që edhe këtyre specializantëve, kësaj plejade të shkëlqyer intelektuale , akademike e shkencore në fushën e mjekësisë të cilët janë aset i madh kombëtar që do specializohen, në vënd që qeveria të krenohet me ta dhe t’i mbështesë financiarisht bën dhe vepron të kundërtën, i diskriminon ekonomikisht, pasi në vënd që qeveria të akordojë një fond të vecantë për inkurajimin dhe për mbështetje financiare , pra në vend që qeveria të investojë për intelektin , për zhvillimin dhe për kujdesin shëndetsor Ministria e Shëndetësisë i dëbon dhe u ndërpret rrogën këtyre 1000 mjekëve.

Prandaj ky veprim kundër mjekëve i Ministrisë nuk besoj se i është “argumentuar” kryeministrit si duhet, dhe nuk do të jetë pro tij Kryeminstri Edi Rama i cili u “stërlodh” në kërkim për vaksinat dhe për vaksinimin antikovid të popullatës; nuk besohet se ai është pro këtij vendimi, pasi një vendim i tillë është krejtësisht edhe në kundërshti me politikën shëndetsore të qeverisë Rama dhe me atë se taksapaguesit shqiptar paguajnë që qeveria t’u shërbejë atyre, ata paguajnë dhe mbajnë kryeministrin dhe qeveritarët rreth tij e familiarët rreth tyre me rroga të majme dhe me privilegje të jashtëzakonshme të cilët madje jo pak asish prej tyre kanë spekulluar me pushtetin duke u bërë papritmas oligarko-politiko miliarderë.

Taksapaguesi shqiptar madje ka paguar gjatë këtyre 30 viteve edhe për korrupsionin qeveritar dhe administrativ.

Nuk është spekullim elektoral, as politik dhe as korrupsion nëse Kryeministri cakton një fond të vecantë për specializantët , por pëkundrazi do të ishte mëse e justifikueshme, humane dhe madje edhe patriotike një gjë e tillë, që do t’i shënohej dhe do t’i hipotekohej ne histori si e një mirë publike nëse kryeministri Rama do të ndërmerrte një veprim të tillë për shëndetësinë, nëse Kryeministri do të bënte një investim të tillë për të ardhmen e afërt të mjeksisë shqiptare..

Sa mosmirënjohëse tregohet Ministria , e cila i mbajti këta mjekë në punë sa për të kapërcyer epideminë,ku këta mjekë kanë rrezikuar aq shumë si askush tjetër jetët e tyre në shërbim të qytetarëve dhe për ta mposhtur pandeminë, ndërsa tani i dëbon nga puna me ligësi dhe pabesi.

Po i kujtojmë Kryeministrit Edi Rama se kjo sjellje e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është parë as në diktaturë, ku ishregjimi komunist specializantët i vlerësonte, dhe për kohën e specilizimit ata e vazhdonin specializimin pa shkëputje nga puna dhe madje merrnin jo vetëm rrogën por edhe dieta gjatë periudhës së specializimit. Pse të largohen nga puna specializantët e mjekësisë , kur dihet shumë mirë se me mijra mjek, mësues e pedagogë dhe lloj-lloj komisionerësh e tenderatarësh qeveritarë e administatorë e deri ka edhe deputëte që bëjnë deri në dy e tri e më shumë punë shtetërore. Do thotë kryeministri si e ka zakon për të tjerët që: shkoni e punoni te privati, po përse vetë ju z. kryeministër doni të jeni i punësuar në përjetsi në shtet dhe madje doni të rrini kryeministër shteti edhe me votat që i keni blerë??!!

Këta mjekë të cilët kanë mundësinë si p.sh. ata nga Tirana e Durrësi pse të largohen nga puna, dhe atyre të tjerëve nga rrethet e largëta pse mos të paguhen nga shteti, kur ata sot të gjithë janë në punë në shtet. Nëse do t’i dergonte privati për specializim, atëhere do t’i paguante ai, por përderisa ata shkojnë nga shteti ku janë të punësuar në shtet, duhet që për ta të përgjigjet shteti.

Kështu z. Kryeministër ndodh në cdo shtet demokratik, ku shteti është investitori dhe kujdestari për mjeksinë dhe shëndetin e popullit.Shteti nuk është privat por është popullor dhe shërbëtor i popullit.Sa mirë që i gjeni miliona e miliona euro për të ashtuquajturat Partneritet Publik Privat, si nuk paska mundësi shteti që të sigurojë 3-4 milion euro për investimin, për zhvillimin dhe për specializimin e mjekëve kur qeveria jep për një kilometër rrugë që duhen 5 milion euro qeverria jep 20 milion?!Pra, privatëve u jep para ndërsa për mjekët nuk paska shteti??!! Mos vallë shteti ynë është shtet antipublik??!!Rilindas , gjeni paratë për specializantët apo i keni harxhuar për blerjen e votave dhe për të paguar të punësuarit militantë në adminisatratë gjatë fushatës elektorale.

Me shpresë se Kryeministri Rama do ta marrë ne konsideratë dhe shqyrtojë këtë shkrim , pasi shërben dhe përbën një shqetësim jo vetëm për shëndetin publik, por edhe human e social sepse ka të bëjë me bukën e rreth 1000 familjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *