Home

Lajme

Njëqind vjet skenarët e Serbisë për shfarosje të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës…!

No Comments Lajme Opinion

E kohës
Shqiptarët e Kosovës nuk do jenë,,miq,,me Serbinë,ata mund të deklarohen ,,miqësorë,,ata flejnë me sopatën nën jastak për të hequr koka shqiptarësh(sic!)
Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani,në takimet e saj zyrtyre në Vjenë ka thënë për Aleksandër Vuçiq,që në emër të paqes dhe të vlerave sublime të demokracisë evropiane në Batanjicë të vendos lule për të vrarit shqiptarë(fëmijë,gra,pleq)për orën e gjnocidit shfarosës para syve të Evropës dhe botës(!).
Populli shqiptar nuk besoj se do të bëhen (,,miq,,)me popullin serb dhe me Serbinë e Aleksandër Vuçiq,ndonëse në historinë e njohur nga populli shqiptar,ata mund të deklarohen një ditë si,,miqësorë,,me shqiptarët dhe Kosovën,por ata kur shkojnë me fjetë nën jastek e mbajnë (SOPATËN)për heqje të kokave shqiptare…(sic!).
Njëqind vjet skenarët e Serbisë për shfarosje të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës…!
Çikago,22 qershor 2021

Burimi/Facebook

Historia e Kosovës e përgjakur deri në shkallë të gjenocidit,Nikolla Pashiqi serbi më antishqiptar(!)

No Comments Lajme Opinion

Në vend të debatit
Historia e Kosovës e përgjakur deri në shkallë të gjenocidit,Nikolla Pashiqi serbi më antishqiptar(!)
Në një debat lidhur me shkrimin historik që hedh dritë për kohën e Nikolla Pashiqit,me profesor Qazim Namani.
Koha më e rëndë e historisë shqiptare në Kosovë,ishte miratimi i ,,ligjeve të Serbisë,,(sic!)të nënshkruara nga serbi më antishqiptar Nikolla Pashiqi në të ashtuquajturën,,Reforma Agrare,,(1918-1941)e pa parë dhe para syve të Evropës(sic!),kur në mbrojtje të tokës u vranë 3.000 shqiptarë.
Për një shekull të vdekjes kolektive dhe të shfarosjes në substancë të shqiptarëve të Kosovës nga serbi më antishqiptar,Serbia e Nikolla Pashiqit,do të duhej të hapet Muzeu Historik në Prishtinë:
NJËQIND VJET TË GJENOCIDIT TË SERBISË NË KOSOVË!
Çikago,22 qershor 2021

Burimi/Facebook

Skënder Karaçica – Aleksandër Vuçiq dhe projekti i Nikolla Pashiqit kundër shqiptarëve të Kosovës

No Comments Lajme Opinion

Presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiq,sa herë që vjen në rend të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (Nju Jork)çështja e Kosovës ai shkon atje i veshur në të zeza(sic!).
Ky stil i kostumit të rrobave dhe kravatën në të zeza është si pororsi e shkollës së Nikolla Pashiqit,i cili në analet e historisë më të re të shekullit të kaluar,njihet një nga udhëheqësit e Serbisë me projektin e tij antishqiptar e shfarosës ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.
Në këtë mbledhje të KS të OKB-së,presidenti i Serbisë A.Vuçiq i veshur në të zeza nisi e foli për ,,historinë serbe të Kosovës(sic!)me stilin patriotik të gënjshtrës(term i D.Qosiq)për t`i qitur hi syve përfaqësuesve të botës dhe për të fshehur gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për Kosovën.
Kjo që po trumbeton dhe po aktron në KS të OKB-së në Nju Jork,Aleksandër Vuçiq,na kujton kohën kur gjelati kundër popullit shqiptar në Kosovë,Nikolla Pashiqi në Washington para se të takohej me presidentin amerikan,i dathi këpucët dhe hyri në kabinetin e tij duke u përkulur në tepihun e kuq:Shkelqësi,të lutem më shpetoni Serbinë,,(!).
Po në këtë aktrim të diplomacisë serbe,Aleksandër Vuçiq,i veshur në të zeza doli para anëtarëve të KS të OKB-së në Nju Jork me lot krokodili veçsa nuk pati mundësi të thotë:,,Më shpetoni Serbinë përmes Kosovës(sic!).
Regjimet e Serbisë qysh nga viti 1912-1999 kanë përdorur tërë skenarët e njohur për ne,që,të bëj të pa mundurën të mundur , kur e kur, për tokën e Kosovës si,,zemra e Serbisë,,(sic!).
Gënjeshtra si ves patriotik(term i D.Qosiq)vdiq bashkë me regjimin nazifashist të Serbisë në vitin 1999,kur populli shqiptar dhe Kosova u ndanë njëherë e përgjithmonë me shtetin serb,i pa pranuar si i veti për shqiptarët në Kosovë(!).
Aleksandër Vuçiq,sa herë të doni veshuni në të zeza,ndonëse populli shqiptar është i veshur në të bardha në Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës,ëndrra shekullore e brezave shqiptarë në tokën e tyre etnike…!
Çikago,19 qershor 2021

Burimi/Facebook

Pierre Simsia – MOS I PËRGOJONI SHKODRËN DHE SHKODRANËT

No Comments Argëtim Letersi

Shkodra, qyteti i bukur, me qytetarët e saj të bukur, të kulturuar, qyteti, djepi i kulturës së lashtë, sigurisht, njihet edhe për qytetarët e saj të kulturuar që me dijen, talentin e tyre i kanë dhënë shumë artit, kulturës…
Gjatë viteve të mija që kam jetuar në Shkodër, jam mrekulluar nga ai qytet, nga ata qytetarë të mrekullueshëm që vetëm dashuri, mikpritje, respekt… dijnë të dhurojnë.


Shkodra dhe vetë shkodranët e kanë transmetuar ndër shekuj edukatën, kulturën e tyre të lartë qytetare…
Një shembull mes shumë shembujve të tjerë:
Në mesdhjetorin e vitit të largët të vitit 1984, në Shkodër erdhi Trupa e Teatrit Shtetëror të Operas dhe Baletit Shqiptar për të shfaqur operën Traviata.
Jam mrekulluar kur shikoja në hyrje të Teatrit Migjeni jashtë dritares së biletarisë, qytetarë të ndryshëm shkodranë të rrinin në radhë për të blerë biletë hyrëse…. Madje edhe vetë aktori i mirënjohur i humorit Zef Deda i punësuar në atë institucion kulture, që shumë mirë mund ta blinte biletën hyrëse nga brenda, rrinte në radhë si të gjithë qytetarët e tjerë.
A nuk ishte edhe ai veprim i atyre qytetarëve shkodranë që tregon kulturë qytetare?!
Mos ma përgojoni, mos i paragjykoni Shkodrën dhe shkodranët për diçka të ndodhur këto ditët e fundit, sepse, si çdo qytet tjetër edhe Shkodra është mbipopulluar nga banorët ardhës me kultura të ndryshme….
Mos e përgojoni, mos i paragjykoni Shkodrën dhe shkodranët e kulturuar, sepse edhe pse unë kam jetuar përkohësisht në Shkodër, e dua shumë, e adhuroj atë qytet, kam shumë miq dhe vazhdoj të mbaj akoma miqësi me miq, familje shkodrane, miqësi mbi 30-të vjeçare, ndihem edhe unë po aq shkodran sa edhe vetë shkodranët…


Fotot e mëposhtëme:

  • Unë në vitin 1984 përpara Hotel Turizmit ROZAFA, Shkodër.
    -Teatri Migjeni, Shkodër.

Burimi/Facebook/Pierre Simsia

Sa kohe mund te qendroj jashte Italise pa humbur dokumentat italiane (Lejen e qendrimit apo karten)

No Comments Aktualitet Lajme

Karta e qëndrimit ose leja e qëndrimit, çfarë ndodh nëse largoheni nga Italia?

Një shtetas jo-BE me një kartë qëndrimi ose leje qëndrimi të rregullt mund të mungojë në Itali për periudha të paracaktuara pa rrezikuar revokimin. Këtu janë rastet e ndryshme

A mund të bëjnë pushim ata me karte qëndrimi për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës?

Një dyshim i ligjshëm, duke marrë parasysh përpjekjet që duhet të bëhen për të marrë lejen, por ka rregulla precize që rregullojnë gjithashtu këtë sektor.

Në praktikë, ata që posedojnë një leje qëndrimi të BE-së për ‘afatgjatë’, i njohur gjithashtu si një kartë qëndrimi, mund të largohen nga vendi i Bashkimit Evropian ku ata banojnë përgjithmonë për një periudhë maksimale prej 12 muajsh rresht, kjo sjell revokim të lejes së tij afatgjatë (karta e qëndrimit), pavarësisht nëse vendi që ai do të largohet nga Bashkimi Evropian është ai i origjinës së tij ose një vend tjetër jo-Evropian.

Por nëse ata që largohen nga vendi ku morën lejen e qëndrimit shkojnë të jetojnë në mënyrë të përhershme në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, do të duhen gjashtë vjet para se të humbin kartën e tyre të qëndrimit. Dhe edhe në rast se një leje qëndrimi afatgjatë lëshohet nga një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Evropian, leja e mëparshme e qëndrimit e BE e lëshuar për shembull nga Italia, nëse ai jetonte këtu, anulohet.

Për leje qëndrimi vjetore ose dy-vjeçare

Një rast i veçantë për ata që posedojnë një leje qëndrimi një vjeçare ose dy vjeçare.

Në fakt, ligji parashikon që periudha maksimale e largimit nga Italia nuk mund të kalojë gjysmën e periudhës së vlefshmërisë së lejes së qëndrimit që është dhënë.

Prandaj, ata që kanë një leje qëndrimi të lëshuar për një periudhë prej një viti mund të mungojnë në Itali për një periudhë të vazhdueshme deri në 6 muaj. Nëse, nga ana tjetër, është një leje qëndrimi dy-vjeçare, do të jetë e mundur të largoheni nga territori italian për një maksimum prej 12 muajsh.

Sidoqoftë, të gjitha këto kufij nuk merren parasysh nëse qëndrimi jashtë Italisë është për shkak të arsyeve serioze dhe të provuara të forcës madhore siç janë përmbushja e detyrimeve ushtarake, shtrimi në spital ose kujdesi rehabilitues, arsye serioze shëndetësore të bashkëshortit ose të një të afërmi të parë.

Sidoqoftë, për të qenë në rregull, të gjitha dokumentet përkatëse, përfshirë dokumentet ligjore dhe përkthimet, duhet të dërgohen në konsullatën kompetente italiane.

Burimi/shqiptari.net/

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Diellza Luzha
Kosova është radhitur e nënta sa i përket bujarisë në gjithë botën.Charites Aid Fondation është organizata ndërkombëtare e cila mat nivelin e bamirësisë në të gjithë botën.Njëra ndër pyetjet e anketës ka qenë se sa persona, jashtë familjes, kanë ndihmuar gjatë pandemisë.Dajana Berisha, e cila është e ftuar sonte në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se sipas anketës 68% e qytetarëve kanë ndihmuar dikënd jashtë familjes gjatë kohës së pandemisë.“Matjet kanë qenë nga 500 deri në 1,000 varësisht edhe shteteve Kosova ka një popullsi më të vogël në krahasim me Amerikën ose ndonjë shtet tjetër. Ka rezultuar se në Kosovë rreth 68 % e të anketuarve kanë deklarauar se kanë ndihmuar të paktën një person gjatë pandemisë”, thotë ajo.
Sipas rezultateve të anketës, kosovarët janë qytetarët më bujarë në Ballkan.Berisha thotë se 10% e të anketuarve kanë treguar se janë angazhuar në punë vullnetare gjatë pandemisë.“Përveç shifrave, përveç informacioneve e bën edhe një krahasim kulturash ndërkombëtare për shembull i pari në këtë listë është Indonezia, Tajlanda. Indonezia e ka përqindjen më të madhe të popullsisë myslimane dhe ata e lidhin qoftë dhurimin apo aktivitetet vullnetare me religjionin. Në rastet e Afrikës është Kenia e cila ka dhuruar më shumë në Afrikë, kjo lidhet me kulturën apo me filozofin humaniste të Afrikës”, thotë ajo.“Mos të harrojmë, ne kemi qenë historikisht të varfër amo kur ka ardhur një mik në shtëpinë tonë, tek ne është harxhuar çdo lloj ushqimi për me respektu mikun”, thotë Berisha.Në këtë ranglistë të shteteve bujare në botë, Shqipëria është radhitur e 60-ta, pas saj është Bosnja dhe Hercegovina e 59, Maqedonia e Veriut është e 38-ta në listë, përderisa Serbia është radhitur e 48-ta.

Burimi/kallxo.com/

Lulzim Basha përballë dy të këqijave: asaj Rama dhe asaj Berisha-Meta?!

No Comments Lajme Opinion

Skënder Sadri KAPITI

Udhëheqësi politik dhe ai shtetëror duhet parë, vlerësuar e gjykuar me qetësi,pa pasione dhe jasht interesit personal, duke mos as edhe degraduar dhe as përgojuar atë dhe askënd nisur nga xhelozia,egoizmi dhe nihilizmi. Por nuk duhet as mitizuar askënd si të famshëm e të pagabueshëm. Meritori dhe më i respektuari në histori mbetet ai individ e burrështetas i cili interesin e tij personal e ka pasur brënda interesit të përgjithshëm , ai i cili nuk ka manipuluar dhe as nuk e ka shfrytëzuar popullin e vet, as pushtetin dhe as besimin, por që i ka shërbyer ndershmërisht,moralisht dhe me përgjegjësi kombit dhe shtetit të vet.

Demokracia si mit ka ligjin dhe lirinë. Demokracia e cila “prodhon” heroj nuk është demokraci, por është autokraci.

Demokracia me ligj dhe me drejtësi të kriminalizuar e të korruptuar shndërrohet në një të keqe të madhe publike e kombëtare. Dhe kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Shqipëri prej 30 vitesh, e fakeqësisht edhe në Kosovë prej 20 vitesh.

Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri çfarë u pa dhe ndodhi, dhe pse ndodhi ajo çfarë edhe nuk edhe pritej?

Në fakt duhej të ndodhte rotacioni politik, pra duhej që Partia Socialiste të shkonte në opozitë se edhe e meritonte humbjen. Por kjo nuk ndodhi.

Nuk ndodhi edhe pse pushteti manipuloi,përdori pushtetin si dhe paranë për të blerë votën.

Pra, u bë manipulimi demokratik.

Mirëpo nëse manipulimi demokratik bëhet dhe i shërben mosriciklimit të një të keqeje më të madhe, atëhere përkohësisht ky lloj manipulimi edhe tolerohet, edhe pranohet deri sa të kthjellohet, të pëmirësohet dhe të bëhet e besueshme alternative opozitare.

Mesa duket kjo ndodhi me 25 Prill 2021.

Pasi në fakt dukej dhe kjo ishte edhe bindja në një masë të konsiderueshme e publikut shqiptar dhe ajo e opinionit demokratik ndërkombëtar, se nëse do të vinte në pushtet opozita, atëhere qeverinë dhe pushtetin do ta komandonin e qeverisnin dyshja famëkeqe Berisha-Meta, këta të dy prej të cilëve Partia Demokratike humbi thellë në vitin 2013.

Dhe cila është e keqja më e madhe Berisha-Meta?!

Është pikërisht ajo e cila u shpall në deklarartën amerikane “non grata”për Berishën dhe ajo për të cilën Parlamenti shqiptar e shkarkoi si President Ilir Metën.

Pra shqiptarët dhe Lulzim Basha kërkonin dhe shpresonin për ndyshimin, por ndryshimin e pengonin dhe do ta pengonin Berisha e Presidenti Meta, ashtu sikurse ata edhe e penguan dhe vazhdojnë të jenë edhe kundër VETING-ut dhe kundër SHBA-ve. Ata të dy e donin fitoren e Partisë Demokratike dhe pushtetin vetëm për të ruajtur e mbrojtur veten e tyre dhe të afërmit e shokët e tyre, për të mbrojtur privilegjet,paranë,pasurinë dhe mosndëshkimin e korrupsionit të tyre,dhe për këtë arsye madje ata nuk kursyen as antiamerikanizimin, as antidemokracinë dhe as as antiVETING-un.

Pra, realisht Basha ndodhej në këto zgjedhje dhe kishte përballë dy apo më sakt tri të këqijave: sdë pari kishte përballë pushtetin e dështuar, atë të hajnisë dhe të korruptuar të Edi Ramës; kishte përballë politikën e vjëtër penguese e bllokuese të opozitës shqiptare, sidomos të disa individëve të fuqishëm politikisht si Berisha e Meta, si dhe të ishpresidentit Nishani me tre ishkandidatët për kryetar të Partisë Demokratike dhe me të tjerët edhe para tyre; por madje kishte përballë edhe shumicën e mediave shqiptare mercenare e të shitura te pushteti të cilat kërkonin të ruanin status quonë.

Pra, alternativa kombëtare, politike, demokratike, integruese dhe proamerikane e Lulzim Bashës kishte përballë jo vetëm pushtetin e korrupsionit e të blerjes së votave të Edi Ramës por edhe kundëralternativën brëndaopozitare korruptive, penguese, antidemokratike e antiVETING të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Dhe mesa duket kundëralernativa Berisha-Meta, si bllokuese, penguese dhe korruptuese për demokracinë dhe drejtësinë paska qenë edhe për ndërkombëtarët një e keqe më e madhe se sa edhe manipulim i votës nga pushteti.

Kjo vertetohet edhe nga fakti se menjëherë pas 25 Prillit 2021, menjëhere erdhi edhe shpallja amerikane “non grata” për ishkryeministrin Sali Berisha si dhe shkarkimi nga Parlamenti i Presidentit Ilir Meta, ish zëvëndësKryeministri i Sali Berishës.

Pra, Lulzim Bashës sikur i erdhën në ndihmë SHBA-të edhe për ta bërë reformimin dhe ringritjen Partisë Demokratike, konform së cilës edhe antarësia e Partisë Demokratike e bëri me 13 Qershor 2021, ku ata e votuan dhe ia besuan Bashës drejtimin dhe rinovimin e PD-së. Në dukje, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 paraqitet si një zhgënjim i madh, dhe per këtë forcat regresive, “te vjetrit”perfitues dhe shkaktarët e vërtetë të gjendjes së PD-së u orvatën që ta shfrytëzojnë si akuzë për largimi e Bashës. Mirëpo ky “manipulim” i demokracisë, pra blerja e votës nga pushteti me 25 Prill 2021 sikur paska edhe të “mirën” e saj, ka atë se: nëse do të kishim një fitore PD-LSI me kompaninë Mediu, Ndoka , Duka, Idrizi e të tjerët gjë e cila në fakt kjo do të ishte një kthim të keqqeverisjes së kohës 2009-2013 e ndoshta dhe më keq akoma, pasi Basha si Kryeminisatër nuk do të kishte mundësinë për të shpalosur e zbatuar programin e vizionin e tij me këta aleatë, pasi Basha do të ishte nën kushtet e nën presionin e këtyre aleatëve të cilët donin dhe do të ishin të interesuar vetëm për zhvatje,për përfitime dhe për korrupsionin dhe aspak të interesuar për mirëqeverisjen, gjë për të cilën u ndëshkua ashpër Partia Demokratike kur ishte kryetar i saj dhe kryeministër Sali Berisha i cili për këto arsye edhe mori meritën “non grata”nga SHBA-të.

Kjo, pra një bashkëqeverisje e tillë e PD-së me këta aleatë do të kishte qenë një e keqe akoma më e madhe për Shqipërinë por edhe për vetë Partinë Demokratike,pasi edhe elektorati i saj vetëm sa do të zhgënjehej akoma dhe më shumë, sepse nuk do të përfaqësohej në qeverisje plotësisht Partia Demokratike, dhe nuk do të priteshin dhe as nuk do të realizoheshin nga një qeverisje e tillë ato për të cilat prisnin jo vetëm antarësia e PD-së por të gjithë shqiptarët.

Pra, në këtë realitet më mire sikur është edhe një bashkëqeverisje e mundshme qoftë edhe e përkohshme PD-PS se sa nëse PD do të kishte pasë qeverisur me Kryemadhi-Metën dhe me Dukën, Mediun, Idrizin e kompani, me këta aleatë pa elektorat dhe që kanë 30 vite që lëpijnë dhe vetëm sa zhvasin e grabisin si vemje politike në kurriz të Partisë Demokratike.

Marin Mema – Si ju përgjigj grekëve për gjuhën shqipe Petro Nini Luarasi.

No Comments Argëtim Histori

Nga: Marin Mema
Në 1911 Petro Nini Luarasi do të shkruante në greqisht e shqip veprën e tij më të njohur “Mallkimi i shkronjave shqipe”.
Ai do të shprehte mes radhëve të këtij libri të gjithë sulmet që kishte pësuar gjuha shqipe dhe mësuesit e saj, nga Mitropolitët grekë Grigori, Fillareti e Qirili. Petro Luarasi me një analizë të thellë, të mbështetur në fakte e të dhëna u tregon shqiptarëve se gjuha e tyre nuk ishte e mallkuar dhe se nuk përbënte herezi ta lexoje apo shkruaje. Kjo vepër është padyshim tregues i një kulturë të hollë e një ndjesie të jashtëzakonshme lidhur me kombin. Rilindasi ka ditur të hedhë poshtë të gjitha argumentat e përdorura nga Mitropolitët grekë të kohës duke e vënë theksin tek fakti se shqiptarët duhet ta ruajnë besimin e tyre në gjuhën mëmë.
Është e vështirë të mendosh se çdo të kishte ndodhur nëse figura si Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Nuçi Naçi, Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Koto Hoxhi etj nuk do të kishin bërë beteja te tilla që shumica i paguan me jetën, por që nga krahu tjetër mundësuan përçimin e gjuhës shqipe që kaq shumë pengohej nga Perandoria Osmane dhe autorietet greke në jug e juglindje të vendit.
Më poshte disa pjesë te veprës “Mallkimi i shkronjave shqipe’’ që u botua në të njëjtin vit 1911 kur Petro Nini Luarasi edhe u helmua:
Priftëria patriarkike bëri vegël të qëllim të saj fenë, të cilën e tund si këmborë friksonjëse kundër cilitdo shqiptari që dashuron shkronjat e tij, dhe që ta rrëmbejë më tepër në rrjetat e aforizmit e çkishërimit, duke i lënë vetëm një rrugëz shpëtimi : pendimin dmth të mohuarit të gjuhës amtare shqipe dhe të kthyerit e tij në helenizëm. C’të keqe kemi bërë që na pengon neve nga udha që caktoi perëndia për tërë njerëzinë? Përse ndaloni shkrimin e këndimin e gjuhës sonë, kur tërë gjuhët e popujve janë pëlqyer prej perëndisë dhe të vlefshme për të përhapur me ato predikimin e ungjillit? Meqënëse fryma e shenjtë u dhurua prej Jezu Krishtit, jo për kryezotërim as për mundim tiranik mbi njerëzit, por për të shquar të mirën prej së keqes andaj dhe mbikqyrësi duhet të jetë jo gojë vrazhdët, jo zemërak, as pijanec, jo rrahës, jo turpfitonjës por huaj dashës, mik i së mirës , i urtë i përmbajtur dhe gjatë predikimit të frymëzohet prej fjalës së vërtetë. Në është se Jezu Krishti, në një hop afro dy mijëvjetësh, bëri nxënës vetëm grekët, atëherë nga do të dëftehet hyjësia e tij në botë? Apo nga të tre milionë grekët? Ne shqiptarët dashurojmë jo vetëm vëllezerit tanë grekë, por edhe të gjithë vëllezërit e botës, por dëshirojmë dhe lutemi që të na dashurojnë edhe ata të tjerët neve’.

Burimi/facebook/Frasher Racaj

Mardena Kelmendi – Ti je si yll atje

No Comments Argëtim Letersi

“Me re kraheve ,dhe ai ishte casti me trondites qe ne jete kam provuar
Pastaj gjithshka u normalizua dhe serisht mbyllim mbremjet bashke kujtimeve te tua babush
Pastaj ti doje ere shtogjeve Pranveren e fundit zgjodhe gjumin tend te madh
Kishe mall ,ish aq i madh sa dt 19 Qershor 2003 me solle mergimit SINFONINE E HESHTUR
Madi…Madi…babiii o ba!”
———————‘
Ti je si yll atje
Ne Bjeshke
…mbeshtet nen rrenjet e” lisit madh”
e me pret
Aty ku im gjysh priste duhan
E priti ty
Ndiste e fikte shpresen kaq vjet
Te shihet me sy
Dhe ime gjyshe Shyte
Nuk ju thane syte
Bardh ku je!
Kishe endrra zemra jote e re
Atdheu yt kishte me vlere
Dhe pse jetove ne zhgenjimin
Sketere !
….tani hesht e nuk flet
Je i qete ku malli te kish marre
Sapo mberrite atje pranveren e pare
Ti fle …dhe une zgjuar ketu te kujtoj
Se te pas’nesermet , mi tregoje
….buzeqeshje. ..dhe kur mbijetoje atyre mbledhje zbritje te kohes tende…munduar
Buzeqeshja te kish hije
Edhe kur tek ty harroj ,
te zbres nje fije drejtesie ..
….ti buzeqeshje….e dije !
“Le ngjashmeri posi…
le trashegim kujtimin tend
Le shume dashuri
Me niper mbesa
Qe kujtojne Njeriun e Bardhe
At’miri im, At’urti im
…. ulur atje ku uleshe cdo nate
Deri takimin e fundit…
… une putha nje flutur te bardhe
E pershendeta nje te bukur Yll
Ku pikonte rezet mbi uren e lart
Grykes Rugoves
..ku ti fle qete
….qe me sjell peshperima
Shushurima valesh Lumbardhi mallit per ty ne zemer me zbret
E si gure rrokullisin kujtimet
….deri ketu ne mergim
Tenden mungese dhe nese vij
Kush do me pres?!
….. Bardh ,babushi im!
Madi
19 06 2021
Trieste …..It

Burimi/Facebook

Gjeto Turmalaj – ** TEK ME RRAHU ZEMRA **

No Comments Argëtim Letersi

Në vendë të “ A m a n e t i t ”
~
Do të desha atje në perlën time Razëm
Tek më rrahu të parë herë zemra në parzëm
Te ato livadhe, kodra, ahishte e lëndina
Të më flisnin njerëzit me pasthirrma.
.
Kur ata ndër biseda t’i thonin njeri-tjetrit,
Hej-këtu pati le Gjetja i Rrok Pjetrit,
Po kush ish ky njeri, ky malësor?
Ai që iku nga vendlindje në Diasporë?
.
Paj i digjej ditë-natë shpirti në krahnor
Kishte pas dëshirë me u ba “pak” vjershëtor.
Shkroi plot e plot vargje, prej në Amerikë
Për Malsin, per Shkrelin, për Razmën ku kje lind.
.
Oh, Ai, edhe tash, që ka ike atje në përjetësi…
Atje i këndon vargjet e veta, për Vendlindjen e tij.
.
Gjeto Turmalaj
New York 2019

Burimi/Facebook