Home

Lajme

RADARËT E DROGËS DHE INSTITUCIONET MË TË LARTA SI BASHKPUNËTORË

No Comments Lajme Opinion

Nga Dritan Goxhaj

Para 5 ditëve SPAK-u, me skenar të autoriteteve Italiane të antidrogës, kreu një mega operacion për arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të një sërë nëpunësish të Republikës së Shqipërisë, por që aktualisht jo të gjithë mund vijojnë të jenë me detyra në institucionet qeverisëse. Gjatë përgjimeve që dolën, rezultoi se këta trafikantë me mburojë qeveritare paguanin me para policinë, që ajo, ndër të tjera, të fikte edhe radarin që ajo ka poseduar e posedon për kontrollin e hapësirës detare.

Vetëm ky informacion më nxiti kureshtjen dhe pyetjen ndaj vetes në rradhë të parë: Po radarët e ushtrisë për kontrollin e hapësirës detare sa i kanë paguar që të fiken?

E bëj këtë pyetje sepse në vitin 2008, shteti Shqiptar bëri një investim madhor në ushtri, duke marrë radarë modernë për kontrollin e hapësirës detare të Republikës sonë nga kompania amerikane Lokid Martin, e cila edhe i instaloi dhe i mirëmbante këta radarë.

Me vënien e këtyre radarëve, shteti bëri në këtë mëyrë dublimin e sistemeve të radarëve detarë në dy lokacione të rëndësishëm: në Durrës dhe në Vlorë, pa përmendur këtu edhe radarët e vet kapitenerisë së këtyre porteve, që mund të llogariten si triplikim i kontrollit të kësaj hapësire detare.

Duke qënë se kemi, më e pakta, duplim të radarëve në kontrollin e kësaj hapësire detare dhe tashti nga SPAK-u na rezulton se radarët e policisë qënkanë fikur për një periudhë 40 minutshte sa herë që niseshin skafet, duke u shpërblyer me 15 mijë Eoro për çdo fikje, po radarët e ushtrisë kush i ka fikur!

Pamvarësisht se SPAK-u do të duhej të bënte seriozisht investigimin e kësaj afere, por duke qënë se SPAK-u është kthyer në një trupë teatrore, e cila vë në skenë vetëm inskenime kryesisht me autorë të huaj, siç janë rastet që vinë nga prokuroritë e vendeve të Evropës, ose qëllon që vë në skenë edhe inskenime me skenar partie, atëherë i mbetej medias, asaj pjese që e cilëson veten investigative serioze, që t’i shkonte në fund këtij investigimi.

Dhe kjo është shumë e thjeshtë.

Duke qënë se, bëhet fjalë për trafik droge nga viti 2014 deri në fund të viti 2017, atëhere sot do të duhet që media të pyeste ose të pyesi, me rradhë sipas rëndësisë së detyrës: Presidentin e Republikës, Ministrin e Mbrojtjes,

Shefin e Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë, Shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe Shefin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë (Agjensia e Inteligjencës, Sigurisë dhe MBrojtjes) të atyre viteve.

Le ta shpjegojmë pak në mënyrë kronollogjike, që të kuptojmë dhe sqarojmë miqtë por edhe armiqtë që qeveria ka funksionuar si një grup i strukturuar kriminal në trafikun e drogës prej Shqipërie në Evropë.

Në kohën që ka ndodhur ky trafik, fillimisht ka qënë president z.Bujar Nishani. Tashti .Nishani, përveç nismës për të bërë transparencë në PD e për të “demokratizuar” Partinë Demokratike, duhet edhe të bëjë pak transparencë për punën e tij si president. Dhe në lidhje me këtë trafik droge të zbuluar, ai, si president i Republikës e në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, duhet të na sqaroi nëse ka marrë apo jo raport nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ose nga Ministria e Mbrojtjes, ose nga Agjensia e Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes, ose nga Sheifi i Shtabit të Ushtrisë, mbi fikjen e radarëve të ushtrisë në Vlorë?

Nëse ai ka marrë atëherë informacion, qoftë edhe vetëm prej njërit nga këta insitucione, çfar ka bërë ky zotëri?, pasi kjo ka të bëjë me çështje të sigurisë kombëtare!

Po të njëjtës pyetje duhet t’i përgjigjet edhe z.Ilir Meta, pasuesi i z.Nishani, meqenëse na betohet shpesh se mbron vetëm Kushtetuën.

Pas kësaj duhet pyetur ish Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, a ka marrë ajo raport nga Shefi i Shtabit dhe nga Shefi i Agjensis së Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ushtrisë për fikjen e radarëve në VLorë, dhe a i ka raportuar për këtë Presidentin dhe Kryeministrin, detyrë kjo sipas ligjit?

Pas znj.Mimit, duhet pyetur Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror në periudhën 2014 -2017, a ka marrë informacion ky shërbim për fikjen e këtyre radarëve dhe a ka raportuar pranë Presidentit dhe Kryeministrit ashtu si e detyron ligji?

E njëja pyetje i duhet bërë edhe dy ish-Shefa të Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë, në fillim z.Jeronim Bazo dhe pastaj z.Bardhyl Kollçaku, pasi këtu qëndron edhe ironia më e madhe e kësaj meseleje.

Z.Bardhyl Kollçaku ka qënë drejtor i Agjensisë së Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ushtrisë prej vitit 2014 deri në vitin 2017, kur ky u propozua nga Kryeministri Rama për Shef i Shtabit të Përgjithshëm, duke zevendësuar z.Jeronim Bazo, dhe tashti, me sa po duket, për ta shpërblyer për heshtjen e radarëve, z.Edi Rama e bëri deputet në këtë legjislaturën e tretë të 25 prillit 2021.

Pra, të gjithë këta persona, me përjashtim të Presidentit, kanë detyrë që të raportojnë edhe tek Kryeministri.

Atëhere, logjikishtë i bie që, nëse këta zotërinj me funksione të larta shtetërore i kanë raportuar Kryeministri dhe nëse Kryeministri nuk ka marrë asnjë masë, duam s’duam, ky i fundit qartësisht ka marrë rolin e Noriegës së Panamasë në Shqipëri. Dhe, në rast së këta funksionarë nuk kanë raportuar, atëherë i bie që, nuk kanë kryer detyrën dhe kanë bërë bashkpunëtorin në këtë trafik ndërkombëtar të drogës, së bashku me dy presidentët në fjalë.

Duke qënë se, atëhere shpesh në media ka dalë problemi i fikjes së radarëve, i bie që Kryeminstri, ashtu edhe Presidentët, e kanë marrë raportin.

Ndaj tashti, secili prej këtyre zotërinjve është i detyruar të sqarojë në SPAK pozicionin e tij në këtë afërë korruptive; në rast se të gjithë heshtin atëherë secili nënshtetas shqiptar bindet se ne kemi, si në qeverisje ashtu dhe në opozitë, një bandë kriminale që, përveç krimeve të kollares së bardhë (tenderat), merret edhe me trafik ndërkombëtar droge, duke e kthyer Shqipërinë në Panamanë e Evropës.

P.S: Lus të gjithë ish oficerat që sot janë militantë të dy partive kryesore, por jo të verbër, veçanërisht këta të partisë mëmë (të sektit të “Rilindje”) që, këto pyetje të sipërcituara, t’ia bëjnë në rradhë të parë vetes si ish profesionista, e pastaj edhe liderit suprem të kultit ku bëjnë pjesë.

Ndoshta do arrijnë ta kuptojnë se, në cilën kënetë po vegjetojnë.

Tiranë, 7 Korrik 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: