Home

Lajme

200 000 euro për të liruar trafikantin e drogës?/ Kush e mbron prokurorin e dyshuar të SPAK

No Comments Aktualitet Lajme

Dy ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, u kërkoi njerëzve të drejtësisë, që të fitonin besimin e publikut dhe që të mos ndaloheshin në punën e tyre.

“Sistemi është funksional, por nuk është ende në majën që duhet, për shkak të mungesës së personelit si dhe mungesës së besimit të publikut tek ata që nuk e kanë kaluar përfundimisht vlerësimin kalimtar (vetingun)”, deklaroi Kim dy ditë më parë.

Në fakt mungesa e besimit të publikut ndaj institucioneve të drejtësisë ende çalon, pavarësisht se SPAK, së fundmi është zgjuar.

Në operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “Shpirti”, përveç prokurorit të Vlorës Maksim Sota, disa zyrtarëve të lartë të policisë dhe zyrtarëve publikë është përfolur edhe emri i një prokurori të SPAK.

Në media u raportua se ka qenë dëshmitari-bashkëpunëtor i drejtësisë që ka zbuluar prokurorin e SPAK-ut, që më herët ka punuar për llogari të Krimeve të Rënda.

Prokurori i SPAK, thuhet se ka mbyllur hetimet në vitin 2016, ndaj Robert Myftarit, i cili ishte arrestuar për 808 kg lëndë narkotike si i dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të Narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

I penduari i drejtësisë ka dëshmuar se mbyllja e kësja dosjeje është bërë kundrejt 200 000 eurove.

Në media janë publikuar të dhëna nga gazetarët investigativë dhe që ndjekin hap pas hapi çështjet e kronikës.

Por, pikëpyetjet ngrihen mbi atë se përse SPAK, që trumbetoi si sukses gjithë atë operacion, nuk e bën transparente çështjen e prokurorit të tyre.

A po amnistohet ai nga hetimet nga kolegët e tij, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi?

Pse heshtin prokurorët që rihapën hetime?

Me datë 25 nëntor 2016, nga ana e prokurorit të çështjes, të cilin aktualisht SPAK po e hesht, raportohet se është vendosur pushimi i hetimeve ndaj Robert Myftarit, i cili ishte arrestuar për 808 kg lëndë narkotike si i dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të Narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Për rrjedhojë Myftari ka lënë qelinë dhe me 10 korrik 2017, është pezulluar dosja me Nr.313.

Hetimet janë rihapur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, pas marrjes në pyetje të Mariglen Shushës në Bari të Italisë,

Edhe Gjykata ka reaguar për pushimin e hetimeve dhe ka vendosur revokimin e vendimit.

Por, ndërkohë, prokurori i dyshuar është në SPAK, ndërkohë që duhej të ishte bërë trasnparencë dhe ai të pezullohej deri në përfundim të hetimeve.

Burimi/CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *