Home

Lajme

Lajmi i fundit: Ngritet aktakuzë kundër Dhurata Hoxhës për lobimin e ndarjes së territoreve

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin se vitin e kaluar paratë e taksapaguesve i ka përdorur për të lobuar për ndryshim të kufijve.

Prokurori ka ngritur aktakuzë kundër ish ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Bashkë me të po akuzohen edhe ish sekretari i Ministrisë Kushtrim Cukaj dhe zyrtarët e F. M., D. Sh., N. O.

Në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Europiane e Kosovës i pagoi 168,000.00 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. Asokohe, kjo ministri drejtohet nga Dhurata Hoxha e PDK-së.

Sipas dokumenteve që pati siguruar atë botë Kallxo.com mes tjerash, kompania ishte e ngarkuar të formësojë një mendim evropian në favor të asaj që përshkruhet si “pozicioni i Kosovës” që mbështet “modifikimin territorial” si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrata me ‘Majorelle’ u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha, Ministre e atëhershme për Integrime Evropiane nga radhët e PDK-së në qeverinë e koalicionit PAN të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Kjo kontratë u vazhdua më pas në mars të vitit 2019.

Ndërkohë që për një veprim të tillë, Jasmin Mujanoviq, analist politik, specializant i shkencave politike për politikën e Europës Juglindore tha se ndoshta kjo mund të jetë hera e parë në histori që një qeveri paguan lobistë për ndarje të territorit.

Burimi/mekryeministrin.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *