Home

Lajme

Analisti i jep emrat: Gjykata Speciale po përgatitet për goditjen e radhës, ja personat që do të arrestohen

No Comments Aktualitet Lajme

Më 5 nëntor të vitit 2020, me një fletarrest të Gjykatës Speciale në Kosovë u arrestuan ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i PDK-së dhe ish shef i SHIK-ut, Kadri Veseli, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, të cilët u transferuan në Hagë.

Ndër tjerash, Gjykata Speciale i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në aktakuzën e publikuar, për pikën e akuzës për vrasje të figurave të LDK-së, Specialja, ndër tjerash përmend se zyrtarë të kësaj partie ishin arrestuar nga të apostrofuarit në shumë lokacione të Kosovës. Sipas akuzës, viktimat ishin rrahur e torturuar deri në vdekje.

Po ashtu, në aktakuzën e Gjykatës Speciale, ndër tjerash në një nga pikat përmendet se Thaçi e Selimi kishin bërë disa veprime në frikësimin mbi njësitë që ishin të lidhura me LDK-në, duke iu referuar FARK-ut.

“43. Në disa raste, përfshirë atë në fillim të shtatorit 1998 në Zonën Operative të Dukagjinit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kërcënuan dhe përdorën forcë mbi njësitet e lidhura me LDK-në, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) që lidheshin me Qeverinë në ekzil”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë.

Por tashmë kur në Speciale kanë filluar seancat dëgjimore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqi, Selimit e të tjerëve, analisti politik, Faton Mehmeti paralajmëron arrestime të reja në Kosovë.

“Pritet që nga fillimi i vjeshtës të ketë arrestime të reja, të cilat do të jenë kryesisht të profilit të lartë. Më e goditur pritet të jetë PDK e cila do të përballet me një furtunë tjetër. S’do ketë “amnisti” as për AAK dhe të tjera parti, kryesisht NISMA. Në këtë kuptim vera është qetësi para furtunës, me vjeshtën që pritet të jetë shumë e nxehtë”, thotë analisti Mehmeti.

Madje ai edhe jep emrat e personave, të cilët sipas tij, do të jenë të arrestuarit e radhës nga Gjykata Speciale.

“Gjykata Speciale nuk po hesht, po përgatitet për goditjen e radhës. Gjasa të mëdha ka të jetë Xhavit Haliti, Azem Syla, Fatmir Limaj, Elmi Reqica etj…”, deklaron për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Kadri Veseli ka qëndruar për vizitë në familjen e tij të ngushtë, pasi atij ditë më parë i ndërroi jetë babai.

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *