Home

Lajme

FESTIVALI “KËNGË JEHO” 2021- Strugë

No Comments Kulture

Mobilizim organizativ dhe institucional
Shkruan: Prof.Sabaudin Zhuta
Mbrëmjen e 9 korrikut
,21 në qendrën e qytetit të Strugës, për të tridhjetën herë me rradhë; buçiti kënga shqipe dhe u hodh vallja tradicionale shqiptare e cila nga mjeshtër të koreografisë na u servua me mjeshtri që mrekullon.
Hapja u bë me Ansamblin Shtetëror të këngës e valles shqiptare në R.MV.
Mbrëmja e Festivalit u përcoll nga mysafirë të shumtë aty mbi urën e Drinit Zi, mu në qendrën e Strugës. Në këte 30 vjetor jubilar të qëndresës dhe punës aktive të pandërprerë, defiluan mbi 35 mij artistë të niveleve të ndryshme amatore dhe profesionale. Në korrikun e 1991, një grup i vogël ideatorësh (përfshi edhe autorin e këtyre rreshtave) nisi xixën e aktiviteteve me peripeti të mëdha e në fush të hapur të futbollit,aty buzliqenit të Strugës. Iniciativëve gjithmon e më shumë iu bashkangjitën dashamirët e kultures shqiptare: aktivistë, individ, grupe folklorike, Shoqëri Kulturore e profesionistë ( të pakt në numër).

  • Ky TRIDHJETVJETOR , filloi me një madhështi të paimagjinueshme der dje. Me Ansamblet Shtetërore të tre shteteve shqiptare: Ai i R.MV, R.Shqipërisë dhe i R.Kosovës.
  • Hapja u bë nga Ansambli Nacional Kombëtar nga Shkupi i udhëhequr nga Artisti muzikor-Drejtori Shkodran Tolaj dhe i cili mahniti me pregaditjen e tyre profesionale e kualitatite.Edhe pse relativisht Ansambël i formuar rishtas- treguan nivel shum të lart profesionalizmi.
    Në këte mbrëmje nuk munguan as figurat aktive të politikës në R.Maqedonis. Festivalin e shpalli të hapur Ministesha e Kulturës z-nja Irena Stefovska, ndërkaq fjalën e rastit e mori edhe lideri i BDI- zotri Ali Ahmeti si dhe Kryetari i qytetit të Strugës zotri Ramiz Merku.
    Gjat ksaj mbrëmje festivaleske morën pjesë edhe ShKA”Xheladin Zeqiri”- Tetovë ; e cila befasoi këndsgëm me orkestrën e saj si dhe me grupin kendue me solistë të dalluar por edhe grupin e valltarëve në kombinim dhe me SHKA “EMIN DURAKU” të Shkupit.
    Natyrisht, Drejtoria e Festivalit me në krye Zihni Jusufin u kujdes dhe për shpërndarjen e mirënjohjeve !
    Edhepse të ballafaquar me kushtet atmosferike shiu, Fastivali vazhdon mbrëmjen e dytë dhe të tretë.

Burimi/Facebook/Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *