Home

Lajme

Kimete Berisha – Shqiptarët nuk mendojnë – paragjykojnë

No Comments Lajme Opinion

E vetmja gjuhë që e njohin shqiptarët janë paragjykimet:

  1. Më së shumti paragjykohen beqarët
    (mua më ka thënë një gazetar i njohur ‘Badihava je e zonja, mbasi je beqare’.
    …plus, a jam a s’jam unë beqare!
    Mund të jem e fshehtë.
    Por aq shumë kanë qejf të të shohin ‘keq’, sa nuk dyshojnë në Ty, kur ty të bie keq.
  2. Për shqiptarin ‘Nuk ka fëmijë, ai që e ka vetëm një djalë.
    Një bimë mo’.
    Se peri ku është i hollë këputet’.
    Shqiptarët janë të prapambetur, prandaj janë të palumtur.
    Prapambeturia mendore të bën fatkeq.
    Nëse e ke veç një fëmijë, për shqiptarët je për gjynah, se familja i kanë sytë veç n’të…
    Pastaj ai fëmiu s’ka vëlla, nëse e ka një vëlla, gjynah, ‘s’e ka kërkon, veç një vëlla e ka’.
    ‘O Zot, çfarë fati ‘të rëndë’ e kanë pasur, janë shtatë motra, pa vëlla’!
    Këtë e dëgjon veç te shqiptarët, ku fati konsiderohet ‘kolektiv’, e jo që fati është individual.
  3. Veç te shqiptarët edhe sot e kësaj dite gjen madje edhe gra të shkolluara që mërziten kur u lindin vajza ‘nafakën n’cung’…
    Gruaja shqiptare e urren gjininë e vet, sepse gruaja shqiptare vet dëshiron të mos jetë grua’!
  4. Nëse ka fëmijë dhe ka pasuri, ‘gjë s’i vyen paret, se fëmijët i ka harama’.
    Nëse ka veç pare e nuk ka fëmijë ‘Çka i vyen paret, ka m’i lënë shkret’!
    Nëse i ka fëmijët ama nuk ka pare ‘Budalla u çu i ka lind gjithë ata fëmijë n’fukarallëk. E gaziti dynjan’!
    Shkretërimi trashëgohet, shkretërimi është fat, të lënit shkret shtohet, shumohet, nuk ka gjë që një ditë s’do të mbetet shkret.
  5. Nuk ka trashëgimtarë të pavdekshëm.
    Kur i thanë një të urti: ‘Po na vjen bre shumë keq që je vetmitar, që s’ke fëmijë’,
    i urti u përgjigj: Trashëgimtarj im është ‘filan’ beteja…dhe ajo betejë është trashëgimtarja ime e pavdekshme.
    Pra, heroi ka dashur të thotë se aq sa ka jetë, aq ka vdekje.
    Se ka trashëgimtarë të vdekshëm dhe të pavdekshëm.
    Çdo gjë vdes përveç vepra.
  6. Nëse adapton fëmijë: ‘Qysh adaptohet fëmiu i huaj. Ku me ditë gjaku i kujt është.
    I huaji kurrë i joti s’bëhet’.
  7. Nëse s’ke pare – je i mjerë dhe askushi.
    ‘Më mirë i poshtër sesa i varfër’.
    Nëse ke pare je shumë ‘i poshtër’.
    ‘Nuk i gëzon, e sheh ti qysh ka m’i ardh fundi atij’!
  8. Nëse je i/e bukur ‘Çka të duhet bukuria, mbasi mend n’kry s’ke’.
    Nëse nuk është i/e bukur ‘Doka nuk kqyret se s’ka më gjynah sesa me ja përqesh dokën njerit.
    Me rëndësi sifatet çfare i ka…’
    ‘Nejse hundën sa çizmja valla…po shuj se gjynah.., po shyqyr s’po na dëgjon kush, jemi këtu veç unë e ti…se përnime edhe sytë si mizë i ka, s’kqyret…mos m’shti’ Zot n’gjynah’.
  9. Nëse je e re, je ‘budallicë’.
    Nëse je e vjetër je ‘lopë’.
    Nëse je i ri – je avdall.
    Nëse je i vjetër je ‘qen plak’
    Nuk ka mbetur kush në botë më mbrapa se shqiptarët.
  10. Nëse i këqyr punët t’ua dhe jeton i tërhequr
  • je shybeli, psikopat’;
    nëse je i shoqërueshēm – je i pamend, që t’bëjnë gjinja budallë.
  1. Ti i përzihesh nanës se kë duhet ta dashurojë;
    Ti i përzihesh babës se me kë duhet ta kalojë jetën.
    Ti i përzihesh vajzës se si duhet të duket njeriu që ajo zgjedh ta dashurojë.
    E mëson djalin se si duhet të sillet nusja e tij.
    Ti urren çdo gjë që është dhe duket më bukur se Ti.
    Ti që kurrë s’e ke njohur dashurinë, Ti e lë urrejtjen trashëgim.
  2. Ti jeton jetë të dyfishtë.
    E mban legale gruan (ose burrin) që s’e do,
    ndërsa ilegale gruan (ose burrin) që e do.
  3. Jeta jote është rrenë.
    Sepse je primitiv.
    Derisa të jesh primitiv, do të ndjehesh i humbur, xheloz dhe i trishtuar.
  4. Ti je aq i marrë sa mendon se e rren edhe Zotin, kur i thua se i beson!
    Ai që beson-nuk paragjykon.
    P.S. Dashuria nuk të bën krenar.
    Dashuria të bën të ndjehesh i/e gjallë.
    Anipse, gati në të gjitha rastet dashuria del e rrejshme, s’ka dert.
    Derisa të zbulohet rrena – knaqesh!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *