Home

Lajme

Tenderat sekretë, që fundosin Sander Lleshajn dhe Plarent Ndrecën

No Comments Aktualitet Lajme

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan, të Shtunën që shkoi, nga Policia me urdhër të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit, lidhur me tenderin e uniformave të policisë.

Tenderi në fjalë, ishte dhënë gjatë kohës që Ministria e brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj dhe Sekretar i Përgjithshëm ishte Plarent Ndreca.

Të dy u shfaqën më pas, në të njëjtën linjë se nuk kishin parë gjë e nuk kishin dëgjuar gjë edhe pse provat flasin kundër tyre dhe për përfshirje të tyre në skandal.

Nuk është vetëm tenderi i uniformave të Policisë, ku dyshohet se janë përfshirë në veprime korruptive Lleshaj e Ndrecaj por ka edhe tendera të tjerë.

Deri më tani publik është bërë tenderi korruptiv i uniformave, por CNA.al ka mësuar se ka edhe tendera të tjerë që SPAK i ka në duar.

Tendera korruptivë që janë zbuluar gjatë një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Bëhet fjalë për tendera, që kanë të bëjnë me infrastrukturën e SPAK, që vlera e tyre shkon deri në katër miliardë lekë.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare se bëhet fjalë për tenderat për pjaisjet, mobilimin dhe rikonstruksionin e zyrave të SPAK dhe BKH.

Këto tendera kanë qenë sekrete dhe janë zhvilluar gjatë kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj në pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe Plarent Ndreca në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Janë tendera, të zhvilluara në kohën kur Ministria e Brendshme nuk ka pasur fonde në dispozicion.

Thënë më qartë, janë zhvilluar tendera sekretë pa buxhet, duke zhytur kështu thellë në skandal dhe përgjegjësi dyshen Lleshaj-Ndreca, përkatësisht ish-Ministrin e Brendshëm dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm.

Burimi/CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *