Home

Lajme

ALUMNI – Liceu Artistik – ETRITA IBRAHIMI – piano

No Comments Kulture

E lindur në Tiranë në një familje të njohur artistësh, studimin e pianos e filloi me babain e saj, kompozitorin Feim Ibrahimi. Gjatë studimeve nё shkollёn “Kongresi i Pёrmetit” (sot “Servete Maçi), filloi edhe aktivitetin e saj artistik, nёn udhёheqjen e pedagoges Nihal Gabeci (Lali Gabeci) dhe Zana Pirdeni, duke marrё pjesë në Koncertet e Majit në vitet 1980 dhe 1982, me dy pjesё pёr piano solo dhe orkestёr (orkestra e bashkuar e shkollave tё muzikёs), ku u vlerësua respektivisht me çmim të dytë dhe të parë.
Më pas ka qenë fituese e disa çmimeve tё para në konkurset kombëtare për talentet e reja dhe në 1985 ka luajtur Koncertin n. 1 të L. V. Beethovenit me orkestrën e RTSH, nёn drejtimin e dirigjentit Ferdinand Deda.
Studimet e shkollёs sё mesme i kreu me rezultate maksimale nё Liceun Artistik “Jordan Misja”, nё klasёn e pedagoges Nikoleta Nako dhe mё pas studioi njё vit nё Institutin e Lartё tё Arteve (sot Universiteti i Arteve), nёn udhёheqjen e pianistes sё mirёnjohur, Prof. Nora Çashku.
Gjatё viteve tё studimit nё Shqipёri, ka realizuar shumë koncerte recitale në Teatrin e Operёs dhe tё Baletit e nё salla tё tjera shqiptare dhe në vitin 1989, pasi luajti Koncertin në re minor të J. S. Bach-ut me orkestrën e harqeve të ILA, nёn drejtimin e violinistit Ibrahim Madhi, fitoi një bursë studimi dhe u transferua në Itali për të vazhduar studimet në Konservatorin “G. Verdi” të Torinos, ku u diplomua në 1994 “cum laude” (dieci e lode), në klasën e profesorit me karrierё ndёrkombёtare, Prof. Remo Remoli, njё nga nxënësit e preferuar të pianistit tё madh, Arturo Benedetti Michelangeli.
Gjatë jetës së saj artistike, ka realizuar një seri tё gjatё koncertesh (recitale dhe të muzikës së dhomës), për Internationale Chopin – Gesellschaft të Vienës, në Festivalin “F. Chopin” në Kartause Gaming (Austri), në Festivalin “Via Francigena Canavesana” (Itali), në Festivalin “Pianodrom” në Tiranë, nё Festivalin “Ditёt e Muzikёs sё Re Shqiptare”, në sallën e njohur të Museut “Mimara” të Zagrebit (Kroaci), në Mal të Zi, nё Maqedoni, në teatrin “Rosalia Castro” në La Coruña (Spanjë) dhe në Real Academia de Bellas Artes “San Fernando”, në Madrid, nё duo me violinistin tonё tё mirёnjohur, Florian Vlashi.
Ka interpretuar në Itali: për Piemonte in musica, C.D.M.I – A.GI.MUS, Associazione “Amici della Musica” të Torino-s, për Unitré të Torre Pellice-s, për pothuajse tё gjitha bashkitë e krahinёs sё Piemonte-s, për Konservatorin e Torino-s, për Associazione “Amici Teatro Regio” të Torino-s, për Universitetin Popullor të Torino-s, për Circolo degli Ufficiali të Roma-s dhe Torino-s, etj.
Pёr disa vite ka luajtur nё duo me klarinetistin e orkestrёs sё Teatrit Regio tё Torino-s, Alessandro Dorella, duke marrё pjesё nё koncerte tё ndryshme nё Piemonte (Itali).
Ka realizuar tournèe koncertesh të muzikës së dhomës, në Pragë, Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe Fier, nё duo me violonçelistin virtuoz Bledar Zajmi, spalё e Teatrit Kombёtar tё Operёs sё Pragёs.
Ka marrë pjesë edhe në shumë aktivitete të TKOB Shqipëri, LAKSH Tiranë, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të Shoqatës së Kompozitorëve të Shqipërisë, të Kosovës, etj.
Ka qenë e ftuar nga Instituti i Kulturës Italiane në Shqipëri për tournée spektaklesh, bashkë me aktorin Pino Petruzzelli dhe gazetarin e njohur tё gazetës “La Repubblica”, Massimo Calandri.
Ka luajtur shumё herё nё duo me instrumentistёt mё tё njohur shqiptarё, si Prof. Nora Çashku, Lorenc Radovani, Astrit Selita, Pjetёr Guralumi etj., si edhe me kёngёtarёt Eva Golemi, Vikena Kamenica, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Ivana Hoxha etj.
Ka bashkëpunuar me Centro Teatro Ipotesi të Genova-s me të cilin ka luajtur si soliste në spektakle të ndryshme në Genova, Torino, Trento, Santa Margherita Ligure, Sanremo, Tiranë, Shkodër, Vlorë etj.
Ka regjistruar shumë herë për Radio Televizionin shqiptar.
Gjatё sezonit Shtator 2020 – Qershor 2021, edhe pse nё kushte pandemie, ka realizuar njё seri koncertesh tё ndryshme, si:
Koncert me sonata dhe suita spanjolle, nё duo me violinisten e njohur, Abigeila Voshtina, si edhe sopranon Dorina Selimaj.
Koncert nё duo me violonçelistin e ri, Klaudio Zoto, me muzikё tё L. Van Beethoven dhe Aleksandёr Peçi, nё edicionin e tetё tё festivalit “Pianodrom”.
Po nё kuadrin e kёtij festivali, ka realizuar gjithashtu njё koncert recital me vepra tё kompozitorёve tanё mё tё mirё, me muzikё pianistike tёrёsisht shqiptare.
Ka realizuar gjithashtu koncerte tё ndryshme nё Teatrin e Operёs, ku mund tё veçohen:
Koncerti BWV 1052 pёr clavicembalo e orkestёr dhe Koncerti Brandeburgez n. 3, tё J. S. Bach, tё dy tё interpretuar nё clavicembalo, me orkestrёn e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Koncerti me repertor romantik me korin dhe solistёt mё tё rinj tё teatrit.
Realizimi dhe regjistrimi televiziv me piano i tё gjithё veprёs “Cavalleria rusticana”, me solistёt më në zë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Ështё gjithashtu drejt pёrfundimit tё realizimit tё njё disku me vepra shqiptare pёr violonçel dhe piano.
Ka qenë pjesëtare e jurisë së Festivalit të orkestrave të harqeve të Ballkanit të zhvilluar në Tiranë në 4-6 dhjetor 2003 dhe pjesëtare e jurisë së Konkursit të talenteve të reja në Durrës, në gusht 2011.
Ka qenë e ftuar nga Brahmsgesellschaft në Baden-Baden ku ka qëndruar për disa kohë në Brahmshaus, për të njohur më thellë jetën dhe veprën e Brahmsit.
Ka studiuar klaviçembalo në klasën e Prof. Giorgio Tabacco, në Konservatorin “G. Verdi” në Torino.
Është specializuar në Ritmica Strumentale, sipas metodës Suzuki.
Ka qenë koncertmaestër në Konservatorin “G. Verdi” të Torinos dhe në konkurse të ndryshme, si Concorso Internazionale di Asti, Torneo “Città di Grugliasco”, Concorso Internazionale “Marco Fiorindo” etj.
Ka qenë pedagoge e pianos dhe e Ritmica Strumentale, në shumë institute muzikore në Torino, Aosta, Pavia, Vercelli, Romë etj, si dhe Presidente e Associazione Suzuki Vercelli.
Për aktivitetin artistik të zhvilluar në Itali, në vitin 2005 ka fituar çmimin ndërkombëtar për karrierën “Beato Angelico”, i akorduar nga Bashkia e Romës (Itali).
Aktualisht është Drejtoreshë Artistike e Festivalit Ndërkombëtar “PIANODROM” dhe koncertmaestër në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
Është Zv/Presidente e Fondacionit Kulturor “Feim Ibrahimi”.
Etrita Ibrahimi ёshtё shumё aktive nё çёshtjen e muzikёs shqiptare nё pёrgjithёsi dhe tё asaj tё Feim Ibrahimit nё veçanti, pasi pёrhapja e kёsaj pasurie, ёshtё mёnyra e vetme pёr njohjen e vlerave muzikore tё vendit tonё, si brenda ashtu edhe jashtё shtetit. Muzika, ndryshe nga letёrsia shqipe, ёshtё lёnё mbrapa, duke mos u botuar, duke mos u mёsuar nёpёr shkolla dhe tё gjithё ne, artistё e mёsues, duhet tё bёjmё mё shumё pёr ta rrёnjosur atё nё mendjen dhe shpirtin e fёmijёve dhe tё tё rinjve sot, nё mёnyrё qё nesёr tё kemi fituar njerёz tё kulturuar dhe tё gjithanshёm.
Ajo ёshtё gjithashtu aktive nё trajtimin e problemeve tё ndryshme qё shoqёria shqiptare paraqet, duke shprehur hapur mendimet e saj nё mediat e shkruara dhe ato televizive, pasi ёshtё e bindur dhe e vetёdijshme qё Shqipёria ka potencial tё madh, por tё gjithё bashkё duhet tё ngremё zёrin dhe tё punojmё fort pёr të çrrënjosur injorancën e për të çuar pёrpara zhvillimin, nёpёrmjet ndryshimit tё mentalitetit tё pёrgjithshёm dhe nёpёrmjet forcёs sё njё morali, gjykimi dhe veprimi tё drejtё e tё ndershёm.
Motoja e saj e përditshme është: “Vetëm puna, dija dhe kultura, mund të sjellin përparim. Pa to, çdo hap i bërë, është i rremë dhe aspak i qendrueshëm!”

Burimi/ALUMNI – Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *