Home

Lajme

ALUMNI – Liceu Artistik – Ylli Plaka – Skulptor dhe qeramist

No Comments Kulture

Ylli Plaka ka lindur në Tiranë më 4 janar 1966. Në moshën 11 vjec fillon qasjen e parë me vizatimin dhe pikturën në “Pallatin e Pionerëve Tirane” nën drejtimin e profesorit Lutfi Çapuni.
Kryen studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” nën udhëheqjen e profesorëve Valentina Bali, Qirjako Dono, Bashkim Sadiku dhe Drita Saliu në vitet 1980-1984 dhe më pas studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë në vitet 1985-1989 nën drejtimin e profesorëve Thoma Thomai dhe Kristo Krisiko në degën skulpturë dhe qeramikë.
Në vitin 1991 trasferohet në Itali. Jeton dhe punon në Savona. Veprat e tij qysh nga fillimi njohin një interes kostant dhe në rritje nga publiku dhe kritika ndërmjet një programimi të kujdesshëm të ekspozitave.
Në vitin 1993 realizon ekspozitën e parë personale, ndërsa në vitin 2020 arrin numrin 23 të ekspozitave personale. Spikatin Personalja në vitin 2011 në “Museumin Civil të Artit Bashkohor” në Albissola Marina (Savona) dhe në vitin 2015 në Museumin Civil “Rocca Flea” të Gualdo Tadinos (Perugia).
Ekspozitën e parë kolektive e realizon në Tiranë në vitin 1990 në “Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë”. Qysh atëherë merr pjesë në 40 ekspozita në Itali dhe vende të tjera në Evropë. Përmendim Gjermaninë, Francën, Greqinë, Rumaninë dhe Turqinë.
Veprat e Ylli Plakës janë në koleksjone private dhe publike në Itali dhe jashtë. Spikatin Ekspozita në “Museumin Ndërkombëtare të Qeramikës” në Castellamonte (Torino), në “Pinakotekën Civile” në Vado Ligure (Savona) dhe në “Museumin Mazzotti” në Albissola Marina (Savona). Skulpturat e parqut joshin publikun në “Lungo mare” tek Celle Ligure dhe Varazze, ndërsa në Ellera istallon një reljev në qeramikë.
Në vitin 2009 një vepër e tij ka fituar Çmimin e Parë në “Festivalin Internacional të Majolikes” në Savona dhe Genova.
Në aktivitetin artistik te Ylli Plakës një vend të veçantë zë bashkepunimi me Designer dhe Artist të livellit Ndërkombetarë, si Mendini, Branzi, Deganello dhe Pistoletto. Me karjerën e tij janë marrë kritik, poet, artist dhe gazetar ndër të tjerë: Mario De Micheli, Luciano Caprile, Vittorio Amedeo Sacco dhe Sandro Lorenzini.
email: plaka@hotmail.it
website: www.wix.com/plakaweb/ylliplaka
social: www.facebook.com/plakaylli
social: www.instagram.com/ylliplakascultore

Burimi/ALUMNI – Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *