Home

Lajme

Tonin Nikolli – ISHTE PRILL..

No Comments Argëtim Letersi

  • Nga libri ” ATDHEU IM ESHTE NE QIELL”, qe ndodhet ne proces –

Ishte prill dhe ne s’e dinim,
dashuria kish një shenjt…
Veç u deshëm, siç ne dinim,
shpirt e zemër, krejt, krejt, krejt…

Ishte prill, muaj magjie,
s’kishte prift, as kishte kishë…
Për Altar dashurie,
n’ breg të përroit, zgjodhëm një pishë…

Ishte prill dhe ne s’e dinim,
Ditën e Shenjtë të Dashurisë…
Veç u deshëm, siç ne dinim,
ditë për ditë, n’krahë t’fantazisë…

Në çdo vend ngritëm Altar,
çdo objekt e njohëm prift…
U martuam si të marrë,
pa u rrëfyer…marrëzisht…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *