Home

Lajme

Dashamir Uruçi – KUR DO TË HIQET AI TRA I MALLKUAR…!?

No Comments Lajme Opinion

Sa herë që ngrohet koha dhe jo vetem ne stinen e veres, me mijra shqiptarë nga Kosova vershojne drejt plazheve te Shqiperise.
Rradhe pa fund,jo vetem ne Morine por edhe ne pika te tjera kufitare si me Malin e Zi,Maqedonine e Greqine…!
Ndersa pikekalimet me keto shtete te tjera, nuk i kemi ne dore,atë,traun e mallkuar te Morinit mendoj se mund ta heqim ose ta bejme te paperdorshem.
Ta bëjmë këtë punë se paku ne stinen e veres kur vëllezërit tanë te Kosoves djersijne me ore, ne diellin pervelues, thjesht per nje formalitet kalimi te nje kufiri te kalbur.
Historia e ka provuar se jo pak prej liderve tane, politikë kanë qenë te kapur dhe te kapur fort, nga politika, nga sherbimet e shteteve kufitare e ndërkombëtare,nga leku,nga femrat e nga shume lloje te tjera te kapjeve.
E keto lloj, lideresh pozante, nuk mund te bejne gjera te medha, per kombin e vet.
30 vitet e fundit, ne historine e Shqiperise, na dalin e na teprojnë per ta provuar e per te arritur ne nje konkluzion te tillë.
Ata mijra njerez ne kufi,me gra e me femije te vegjel ne duar, tek rreziten ne diellin pervelues te Morinit mjaftojne, per ti terhequr vemendjen, shteteve shqiptare ne Kosove e ne Shqiperi qe ta nxjerrin jashte perdorimit,ate tra absurd midis shqiptarve, pa pritur miratimin e Europes i cili nuk do te vije kurrë.
Mbase ka ardhur koha qe me te gjitha format te perdorim metoden e faktit te kryer.
Ne fund te fundit eshte nje kufi brendashqiptar te cilin pa bere politike te madhe e kemi vetë në dorë…!
Dashamir URUÇI
19 Korrik 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *