Home

Lajme

Enver Bytyci – Takimi i dyte i kryeministrit te Kosoves, zotit Kurti dhe presidentit te Serbise

No Comments Lajme Opinion

Takimi i dyte i kryeministrit te Kosoves, zotit Kurti dhe presidentit te Serbise, zotit Vucic, ka perfunduar. Albin Kurti kesaj radhe paraqiti me shkrim nje marreveshje stabiliteti, paqeje e sigurie midis dy vendeve. Por Aleksander Vucic e refuzoi ate pa e lexuar fare!
Kjo do te thote se Beogradi deshiron ta trajtoje Kosoven si vasale te saj, pa te drejte qe te propozoje dhe prezantoje problemet dhe objeksionin e saj per bisedimet. Ndryshe nuk shpjegohet refuzimi i nje dokumenti edhe per ta lexuar ate, aq me teper kur behet fjale per nje marreveshje qe garanton stabilitet, paqe e siguri.
Marreveshja per personat shqiptare te vrare e masakruar e me pas te zhdukur nga Serbia kishte nje togefjalesh per ballafimin e Serbise me te kaluaren, togefjalesh i pranuar nga zoti Borrell. Por per kete shkak Aleksander Vucic e refuzoi edhe kete marreveshje. Ne kete rast kemi te bejme me kembnguljen e Beogradit per te mos pranuar krimet serbe ne Kosove.
Mjaftojne keto dy akte te kreut te shtetit serb e te kuptojme se Serbia nuk ka ndermend te merret seriozisht me dialogun., jo me te nenshkruaje ndonje marreveshje per njohje. Nderkohe me duhet t’i them Abdulhajd Tahirit se ne kohen e tij e te Hashim Thacit kishte nje axhende kompromisi me Serbine. Kompromisi ishte ndarja e Kosoves! Me duhet t’i them edhe zotit Hoti, se sa here flet kunder Albinit per dialogun e nxjerr veten me te zbuluar me ate kerkesen e famshme per ta shtyre per me vone ceshtjen e asosacionit. Nderkaq Albini ne vedn te Asosacionit i ofroi Vucicit njohjen madje edhe te masakres serbe te Molla e Kuqe para 150 vitesh!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *