Home

Lajme

Fadil Lushi – NË VIGJILJE TË FESTËS SË BAJRAMIT!

No Comments Argëtim Histori

ME SEBEP!
NË VIGJILJE TË FESTËS SË BAJRAMIT!
Dikur moti, në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit që lam pas, që kur xhaxhai ynë bashkë me shokët e tij prej ideali, u kthye nga ishulli përballë “Shën Gërgurit” të Dalmacisë, i parashtrova pyetjen: “Abej i dashur! Më trego, ju, asokohe a e festonit Bajramin! Përgjigjen e kishte të “paqartë, të cunguar, të ftohtë dhe të vonuar, pavarësisht se atë e kishte në majë të gjuhës!” Më tha: “Ne nuk kishim habere se me ç’datë ishte Bajrami.., nuk dinim, sepse nuk bënim bajram.., nuk bënim bajram, sepse nuk kishim me ke të bënim bajram.., nuk bënim bajram, sepse sabah e aksham na detyronin të thejmë gurin e bardhë të ‘Petrova Rupës’, nuk bënim bajram, sepse neve na mungonte uji i pijshëm.., neve në qelitë e mbyllura, na mungonin rrezet e dritës.., ato të diellit, të hënës. Na mungonin rrezet e gëzimit, shpresës dhe rrezet e së vërtetës!” Që kur përfundoi me “hazërxhevapin”.., sikur i munguan shpjegimet shtesë! Dhe për pesë, gjashtë, shtatë, tetë dhe dhjetë mote, familjarët, nënat, gratë, çunat dhe çupëlinat e këtyre atdhetarëve, siç ishin: Sadudin Gjura, Sheref Kazazi, Vehbi Lushi, Salajdin Huseini, Nijazi Fanda, Xhemali Beqiri, Gani Luma, Ismail Saidi, Sabri Ramizi, Sali Lisi, Raif Maleziu dhe shumë të tjerë vatanli të kulluar, asnjëherë nuk bënë bajram.., nuk bënë, sepse në dyert e tyre të fisme, asokohe, nuk trokiste dot njeri! Sa e trishtueshme kjo “mesele!” Lavdi të përjetshme kërkuesve të lirisë së munguar të VATANIT!
PATRIOTË TË DASHUR! URIME KURBAN BAJRAMI.

Burmi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *