Home

Lajme

Halil Geci i reagon ashpër Bajram Gecajt, që në emër të LDK-së, kërkoi shkarkimin e Albin Kurtit – ja akuzat e rënda

No Comments Lajme Opinion

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar ndaj zyrtarit të LDK-së, Bajram Gecajt i cili në emër të LDK-së kërkoi protesta dhe shkarkimin e kryeministrit Albin Kurtit.

Geci përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, ka kërkuar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që t’i ndalojë njerëzit si Bajram Gecaj të flasin në emër të LDK-së.

Sipas tij, këta janë fajtorët kryesor pse LDK-ja ka rënë kaq poshtë.

“Sot kur qeveria Kurti ua ka këputur linjat e korrupsionit dhe të tenderëve, ku më nuk po munden ta plaçkitin dhe ta ndajnë atdheun ashtu si tentuan ta ndajnë me Vuçiqin, Sorrosin, Isen, Hashimin dhe Stanishiqin dhe rrethi i argatëve të tyre me defatore dhe tupangji, i ka kapur panika e frikës ngase Albini po e mban premtimin gjatë fushatës kur thoshte hajnat në burg”, shkruan Geci në shkrimin e tij.

Ai thotë ata i ka kapur paniku nga Albni Kurti.

Shkrimi i plotë:

LDK-ja po kërkon protestë gjithëpopullore për ta shkarkuar Albinin

Arsye na qenka se Albini po surullatet në hotele super të shtrenjta, ani kush po kërkon shkarkimin e Albinit, Bajram Gecaj në emër të LDK-së.

Lumirit dhe kryesisë së LDK-së i lus që tua ndaleni turrin e zagarëve që dje dhe sot lehin në oborrin e LDK-së dhe qojnë ujin në mullirin e PDK-së dhe të Vuçiqit, ata që dje na morën në qafë, dhe e pruan LDK-në në12% sot të njëjtit lehin si kudrat me bisht përpjetë dhe kërkojnë qenë e zagar ti bashkëngjiten një proteste gjithëpopullore për ta shkarkuar Albinin.

LDK dhe Lumir dilni në mendje dhe tregoni se ky dhe zagarecat tjerë nuk e kanë drejt të flasin në emër të LDK-së

Zot ruana nga ligësitë e atyre që Kosovën e shihnin si vend ku mund të vjedhin te plaçkitin e të grabisin.

Sot kur qeveria Kurti ua ka këputur linjat e korrupsionit dhe të tenderëve, ku më nuk po munden ta plaçkitin dhe ta ndajnë atdheun ashtu si tentuan ta ndajnë me Vuçiqin, Sorrosin, Isen, Hashimin dhe Stanishiqin dhe rrethi i argatëve të tyre me defatore dhe tupangji, i ka kapur panika e frikës ngase Albini po e mban premtimin gjatë fushatës kur thoshte hajnat në burg.

Sot kur qeveria ende si ka marrur frenat ne dorë, dhe kur lloj i Gecajt kërkon shkarkimin e Kurtit dhe kërkojnë zgjedhje të reja, po dihet haptazi se i ka kapur paniku, populli është i vetëdijshëm se të tillët do të provokojnë zgjedhje të reja,unë ju them provoni dhe do ta shihni veten ku keni me përfunduar….kësaj here nuk do ekzistoni fare.

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *