Home

Lajme

Jovanoviç: Kurti bombash politik i vendosur që Serbinë të nxjerr nga takti

No Comments Lajme Opinion

Diplomati i dikurshëm Vladislav Jovanoviç deklaroi se “kryeministri i Kosovës Kurti sikur edhe paraardhësit e tij është vendosur nga fuqitë e mëdha perëndimore para së gjithave ShBA dhe Gjermania që ndaj Serbisë të bëjë presion shtesë për heqjen dorë nga qëndrimi parimor dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

Ai theksoi se Kurti nuk ka shkaqe të hezitojë si disa nga paraardhësit sepse ai nuk ka të shkuar terroriste dhe është vendosur si bombash politik që të bëjë çdo gjë që Serbinë ta nxjerr nga takti edhe kur janë në pyetje sfidat e sigurisë.

“Kurti është vendosur aty për të bërë presion shtesë për largimin nga qëndrimi parimor dhe të niset ka realiteti i ri – pranimi i pavarësisë së Kosovës. Ky nuk është lloji i vetëm i presionit që bëhet ndaj Serbisë, në të njëjtën kohë bëhen presione diplomatike, psikologjike, sociale për të pranuar realitetin e ri të pavarësisë së Kosovës. Shtrohet çështja sa është i realizueshëm ai qëllim, por që shfrytëzohet vazhdimisht nga shqiptarët si provokim dhe shqetësim për nxjerrje nga takti”, tha ai.

Sipas tij edhe presionet nga ana e perëndimit janë shtuar, sikurse nga Kosova edhe nga sfera e brendshme, sepse nuk ka më kohë për pritje – perëndimi dëshiron rritjen e ndikimit në Ballkan dhe zvogëlimin e ndikimit rus edhe kinez.

“Perëndimi ka nevojë urgjente të ri-afirmojë ndikimin në Ballkan në raport me Rusinë dhe Kinën, para së gjithave flitet për luftë tregtare edhe ekonomike të fuqive të mëdha. Andaj duan të përfundojnë me rezistencën serbe, synimi i të cilës është të jetë e pavarur. Për këtë është e nevojshme që Serbia të shpallet fajtore për luftërat në Ballkan dhe agresor. Perëndimi ka menduar s lehtë mund të blihet Serbia me ofertën për anëtarësim në BE, po kjo po zhargitet dhe mbetet të shihet nëse Kina, Rusia edhe vendet arabe do të heqin dorë nga ndikimi në regjion”, tha Jovanoviç.

Sipas tij ka mbështetës të vendosjes së fuqisë imperialiste të SHBA-ve, ndërsa Serbia në dekadën e fundit në mënyrë ekonomike, shoqërore , psikologjike edhe ushtarake po qëndron në këmbë, që i japin gjasa të mbijetojë presionet.

Burimi/Botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *