Home

Lajme

Markelian Kapidani – rreth e rreth …

No Comments Lajme Opinion

Ne, mundohemi të edukojmë brezat përmes studimit. Kemi libra që po t’i lexosh me vëmendje, mëson se si të bëhesh Inxhinier, Mjek, Muzikant, Bankier, Shofer, Kuzhinier, etj. Shkollat janë plot me mësues të cilët dit-përditë japin dhe marrin, duke na spjeguar se si bëhet kjo apo si bëhet ajo! Shkollat tona janë të mbushura plot me teste dhe provime të cilat periodikisht vlerësojnë studentët, që vazhdimisht e më shumë ngjajnë me papagallët e stërvitur e që thonë fjalë, fraza, faqe dhe kapituj të tërë plot me mësime të ngatërruara! Ndërkohë, askush nuk shqetësohet të shpenzojë pak fjalë për logjikën, fantazinë, sensin e lirisë!

  • Ne dimë të ndërtojmë mure!!! –
    … Mure të padukshme ndër shkolla dhe konservatore, mure ndër faltore, të tjerë mure në familie, mure mes brezave! Mure, mure… gjithandej… dhe paaak, shumë pak ura!!! …
    … dhe pastaj dëgjohen fraza të tipit kërcënues si:
    Ai s’di … ky tjetri s’bën:
    << … Po shkove të marrësh mësim me atë pedagogun e jashtëm X, mos më hajde më në mësim! << … Je i pa talentuar, kot merresh me muzikë!!! >>
    << … Po u shoqërove me atë “Y-in”, keq i ke punët!!!>>
    ose ndryshe:
    << … Diplomen për mjeksi ta blen baba, ti veç ban si t’tham unë!!! >>
    << … Ke me ba atë çka ka vendosë prindi >>
    << s’guxon me ba tjeter … jena familie me tradita t’forta: Ne >> (!!!)
    << çka t’ket shkrue i madhi Zot >>
    apo:
    << …. je gomar e nuk ban për shkollë, je për punë krahut >>
    … privimi i iniciativës si dhe mungesa e lirisë janë të rrënjosura thellë tek familia tipike shqiptare.
    Në këtë këndvështrim, ballafaqimi mes brezave tek ne është sa për sy e faqe, ndërsa preferohen bisedat indirekte dhe dashakeqe, komente me llafe pa fund e mbas krahëve që i zënë vendin bisedave konstruktive.
    Liria dhe sensi i të kenunit i lirë asht diçka natyrale, nji gjendje të cilën “Ne si shqipo”
    (pavarësisht opinionit fals), shpejt mësojmë me e dhunue përmes nji serie të giate privimesh, disa prej tyre kan një sens praktik,… por shumica janë forma të vjetra për të nënshtruar individin….

Ne, e injorojmë termin Liri, ose e keqperdorim atë simbas interesave… por s’duhet harrue që: pa Liri, askush nuk mund të vendosë për veten, të mendojë për të ardhmen, të shprehet dhe të veprojë pa kufizime.

A thue do të jetë ndonjëherë e mundur me ja heqë lirinë një shpirti të lirë? Nuk besoj se kjo gjë mund të bëhet. Gjithashtu, mendoj se, edhe me dashtë me ja dhanë lirinë dikujt që nuk e din se çfarë është liria, nuk ka shans….
Kush edukohet me pranga në kokë, e rrefuzon lirinë “a priori”.

Po kthehem tek idea e liris, asaj brenda families, ku pjesëtarët e saj komunikojnë përmes dialogut e jo mes sharjeve dhe shpullave, gjithashtu, tek një shkollë e mire, e cila krahas mësimeve të librave, merret dhe me edukimin e të rinjve, jo për ti fabrikue thjeshtë si tullat, por me edukim drejt një procesi çlirimi.
Është pikërisht veprimi për t’i bërë fëmijët apo studentët të cilët na besojnë veten, të zbulojnë tërësinë e qenies së tyre, në mënyrë që më tej, ata të bëhen vetë edukues, domethënë çlirimtarë. Ato jo vetëm që po presin të çlirohen, por dëshirojnë të bëhen vetë çlirues, për ti dhënë një kuptim jetës së tyre. Ky kuptim kalon dhe formohet përmes të gjitha aftësive që një shpirt i lirë mund të shprehë:
ART
SPORT
KULTURE
SHKENCË

<< >>
MK

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *