Home

Lajme

Alumni – Liceu Artistik – Elsa Veizi Nini – piano

No Comments Kulture

Elsa Veizi Nini ka filluar mesimet e pianos ne moshen 6 vjecare dhe per 16 vjet kreu studimet e saj ne Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Instituti i Larte i Arteve ne Tirane, me mesueset Eli Sahatci Kacidhja, Nihal Hakiu dhe Prof.Anita Tartari. Nje vit punoi si as.pedagoge ne Institutin e Larte te Arteve dhe per 35 vjet rresht si pedagoge e pianos ne Liceun Artistik “Jordan Misja, ku punoi me devotshmeri dhe pasion duke pergatitur breza artistesh ku sot debutojne dhe japin kontributin e tyre ne Shqiperi, Europe, SH.B.A, Kanada. Ka punuar si pedagoge e jashtme ne Akademine e Arteve deri ne vitin 2009 Ne vitin 1982 merr titullin ne rang republike “Mesuese e Dalluar” dhene nga Ministria e Arsimit dhe ne 1980 merr titullin “Mesuese e Dalluar” dhene nga drejtoria e Liceut Artistik “Jordan Misja” Gjate karieres se saj mesimore ka punuar 4 volume metodike per shkollen e mesme te pianos dhe studimin Beethoven dhe Revolucioni Francez. Ne vitet e para mbas studimeve ka inçizuar per Radio Televizionin Shqiptar. Ka dhene koncerte recitale, muzike dhome dhe me orkestern e liceut artistik nen drejtimin e Eno Kocos. Qe nga vitet 1992 ka pasuruar dijet per muziken dhe lojen ne instrumentin e pianos duke marr mesime ne Athine, Vjene, Montpellier France dhe Gjermani.
Aa

Burimi/Alumni – Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *