Home

Lajme

Babai i vajzës feston ditëlindjen, Olta Boka e uron për herë të parë publikisht djalin e ish-deputetit

No Comments Kulture

Këngëtarja Olta Boka është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Megjithatë që kur është bërë nënë, ajo është bërë edhe më “dorëlëshuar”, duke ndarë shumë detaje në rrjetet sociale.

Sot, partneri i saj, Iv Rrokaj që njihet edhe si djali i ish-deputetit Shezai Rrokaj, feston ditëlindjen dhe Olta ka zgjedhur ta urojë për herë të parë publikisht.

Ajo si rrallëherë ka publikuar një foto me të në Instagram dhe i ka bërë një dedikim publik. Në foto ata shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa shihen të veshur me bluza të njëjta.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Ishim fëmijë dhe u bekuam me fëmijë!”, ka shkruar Olta përkrah fotos.

Burimi/a1-al.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *