Home

Lajme

Kacafytja e Skënder Hysenit në OKB u bë për “patriotizëm me lejen e Serbisë”, i vjen reagimi i ashpër ish-ministrit të Thaçit

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-Koordinatori Nacional për dialog, Skënder Hyseni, e ka kritikuar sonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Hyseni ka thënë se Albin Kurti nuk është i pari që i ka numëruar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve prej vitit 1878 e tutje deri në luftën e vitit 1999.

“Më 2010-tën ja kam thënë në Këshill të Sigurimit para 15 anëtarëve. Përplasjen më të egër me Dacicin e kam pasur për Toplicën dhe spastrimin etnik. Ai kërkonte të ktheheshin serbët e larguar nga Kosova. Natyrisht aty kam kërkuar që të më lejohet që të mbajë një ligjëratë një orëshe dhe kam filluar prej vitit 1878. Kam thënë se do ta mbushim Toplicën me shqiptarë. Edhe me hartë çuditërisht ai rajon ka ngjashmëri me Kosovën. Por Kurti po arrin t’i përdorë shumë mirë këto për të kënaqur armatën e tij që e ka këtu. Mund të them se ai është një mashtrues shumë i mirë”, ka thënë ndër tjera Hyseni, gjatë një interviste për media.

E këtyre deklaratave të Hyseni i është kundërpërgjigjur prof. Dr. Enver Bytyçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, edhe nëse ka folur Hyseni në KS të OKB-së, ka dashur të shitet si “patriot” me lejen e Beogradit.

Por, Bytyçi pyet se pse Hyseni nuk ka folur edhe në Bruksel.

“Atëherë pse nuk ka folur ky “trimi” i Hashimit dhe Isës për gjenocidin serb me delegacionin e Serbisë?! Kush e ka ndaluar e kush ia ka mbyll gojën?!”, ka shkruar Bytyçi.

Reagimi i plotë:

Skënder Hyseni sot paska dashtë me u ba Albin Kurt. Madje thoshte se paska qenë si Albini qysh në vitin 2010, kur në Këshillin e Sigurimit të OKB na qenka kacafyt me Ivica Dacic për Mollën e Kuqe. Por nuk e paska gjet në Google tekstin e pohimeve të tij të asaj kohe. Ndaj nuk na e jepte dëshminë autentike.

Megjithatë unë do ta marr të mirëqenë fjalën e zotit Hyseni ne KS, Do ta besoj se paska debatuar për “Mollën e Kuqe”! Megjithatë, ish-ministri i Jashtëm i Hashim Thaçit duhet të provojë se ka folur për këtë çështje në tavolinën e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë. Edhe nëse ka folur në KS të OKB-së, ai ka dashur të shitet si “patriot”, sigurisht me lejen e Beogradit”, sepse debatet e tilla jepen direkt në media.

Ndërsa në dialog bisedimet nuk jepen online. Atëherë pse nuk ka folur ky “trimi” i Hashimit dhe Isës për gjenocidin serb me delegacionin e Serbisë?! Kush e ka ndaluar e kush ia ka mbyll gojën?!

Ndërkaq Skënder Hyseni e qorton zotin Kurti se “po flet për elektoratin e tij”! Madje thotë se të dy kryesuesit, përfshirë Vuçiqin, po flasin me elektoratin e tyre dhe nuk po bëjnë dialog. Arsyetimi i tij lidhet me pas, se nuk ka produkt, nuk ka marrëveshje. Kjo do të thotë se vetëm marrëveshjet e Skënder Hysenit, Hashim Thaçit e Isa Mustafës për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës, ose për krijimin e Zajednices, janë ose mund të jenë produkt i mirë i dialogut!

Është mirë që ata që janë marrë me dialogun në të kaluarën ta mbështesin qëndrimin e qeverisë së sotme. Nëse jo, atëherë duhet të heshtin. Nëse nuk heshtin, atëherë vijojnë te marrin detyra nga Beogradi!

Burimi/Botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *