Home

Lajme

ALUMNI – Liceu Artistik – Keti Qosja – pedagoge-piano

No Comments Kulture

Keti Qosja (Kurmaku) 12.06.1953, Tirane. U ul per here te pare ne piano ne moshen 6-vjecare dhe vazhdoi studimet per 12 vjet ne Liceun Artistik Jordan Misja. Kreu studimet ne AAB ne vitin ‘71-‘75 Doli per here te pare ne skene ne klasen e 3-te fillore ne TOB. Ka marre pjese ne te gjitha aktivitetet e Dekadave te Majit si soliste, koncert-maestre dhe u laureuar me shume cmime dhe medalje. Ka fituar 3 here cmimin e Madh te Dekades se Majit. Ne 1973 mori cmimin e pare ne konkursin e talenteve te reja. 1982 mori cmimin e pare ne konkursin Kombetar te instrumentisteve dhe tre vjet me vone mori cmimin e dyte ne kete konkurs. Pergjate karrieres se saj artistike, luajti me Orkestren Simfonike e RTSH, Orkestren e AAB se dhe me formacione te ndryshme te Orkestrave te Harqeve. Anetare e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise qe ne vitin 1976. Anetare e Shoqates Chopin qe prej krijimit te saj. Me ndihmen e Ambasades Polake ka organizuar koncerte me repertor te Chopin ne Elbasan dhe Tirane. Koncertet jane shtrire ne pjesen me te madhe te qyteteve kryesore te Shqiperise si dhe jashte sajKairo-Opera Kombetare e Egjiptit (1996), Rome (1998), Athine (1999) dhe koncert recital me dy piano me artisten e merituar Anita Tartari ne Prishtine (1999). Nje pjese e repertorit transmetohet nga RTSH. 1995 ka dhene 7 koncerte recitale per dy piano dhe solo me orkester nder te cilat shquhen Koncerti i «Liri Kosoves» dhe «Mesazh paqeje dhe miqesie». Nga viti 1997-2005 pedagoge e jashtme ne AAB.

Burimi/ALUMNI – Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *