Home

Lajme

Çun Dreli – Distria e Dardanisë

No Comments Lajme Sport

Dikund ku s’humbësh jam, ku s’të brenë vetmia, as ajo miza e verdhë, që Anadollit i brente shqiptarët e përndjekun!
Dikund ku t’gjenë e të nxjerrë nga humnera spiralja e Teutës spartane, që i përmbyti romakët n’det për nji Agron, si Distria e fisit të fisëm, që kurrizin ia puthi me tokën e saj japonezës, e Dardaninë e mbushi me lot gëzimi, tue ba me krah!
Edhe mua, t’humbunin, n’ranën e prusht, mi mbushi mushknitë jod e oksigjen fitorja e nji vashe, me emën t’madh, e shpërtheva gëzimit: Kurrë mos t’humbët bima jote moj dorë e hekurit që din edhe djepin me përkundë!
Dikund ku s’të lanë gjinkallat me t’shurdhua vetmia, e deti t’zbardhon me krypë, m’gjenë spartanja Distria e spartaku Driton, që gjumin gjum s’e bani tue i tregua se si i thehet kurrizi t’fortit, e si bahesh krejt e art e lumtunie thërras: Sa e madhe je Kosovë e sa t’vogël t’kujtuen ata që provuen me t’thye si arrat!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *