Home

Lajme

RUDI BERISHA – LARGOVA NGA SYTË ERRËSIRËN

No Comments Argëtim Letersi

Për disa vite në sy kemi pasur errësirë
Kemi mohuar dritën qe na zbardhë rrugët
Sot jemi lidhur si toka me rrënjët e lisave
Me dritën e jetës në udhëtim te rrugëtarit.

Sa bukur dielli ndriçon e ngroh tokën
Ne ecim në tokën e krijuar me bukuri të rrallë
Jemi udhëtar qe ecim si të ishim në ëndrra
Por mos mohoni dritën e vërtetë o njerëz në tokë.

Dashuroni më shpirtin tuaj duke larguar errësirën
Me sy tuaj vështroni largësinë duke qen afër
Shpirtit dhuroni liri në horizontin e lejuar
Mos vrani shpirtin me gjerat të kota të imagjinuar.

Largova nga sytë errësirën e dua të shoh vetëm dritë
Dritën dua te fus brenda shpirtit tim prej vitesh i ngrirë
Tani është koha te rrugëtojmë ne rrugën një-drejtimesh
Nesër do lindin ditë të bukura por ne e jetojmë të sotmen.
……………………………………
© RUDI BERISHA
Prishtinë, 26 korrik 2021
Ora: 07: 33 minuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *