Home

Lajme

ALUMNI Liceu Artistik – Erlind Zeraliu – Kanto

No Comments Kulture

Lindur nё njё familje intelektuale, babai i tij, Ylber Zeraliu (1950-2005), i diplomuar nё Fakultetin e Gjuhёve tё Huaja, ka qenё njё pёrkthyes dhe interptret i shkёlqyer i gjuhёs frёnge, ku pjesёn mё tё madhe tё punёs sё tij e ka zhvilluar pranё “Kinostudio Shqipёria e Re”, ndёrsa nёna e tij Shpresa, ka mbi supe njё karrierё tё gjatё pranё Agjensisё Telegrafike Shqiptare (ATSH). Qё nga vitet e para tё fёmijёrisё, Erlindi ka shfaqur njё talent tё veçantё pёr muzikёn dhe ka qenё pikёrisht motra e tij, Suela, qё e shtyu tё ndiqte liceun artistik “Jordan Misja” nё Tiranё (vitet 1996–2000), me drejtim belcanto. Nё vitin 2004 diplomohet pёr kanto pranё Akademisё sё Arteve tё Bukura nё Tiranё, si student i Artistit tё Popullit Gaqo Çako. Që student punon në T.K.O.B si solist me role te ndryshme solistike po ashtu paralelisht punon si solist nё korin e katedrales “Shёn Pali” nё Tiranё per 4 vite. Në T.K.O.B Erlindi është solist i mbi 50 roleve të ndryshme ku mbi 10 janë role protagonisti. Ndër to mund të përmendim: Opera “Skënderbeu” nga Prenk Jakova në rolin e Skënderbeut, “Lakuriqi i Natës” nga J.Straus në rolin e Eisenstein, “Vejusha Gazmore” e F.Lehar në rolin e Danilo,”Carmina Burana” e C.Orff ne solistin kryesor, “Borana” e A.Mula në rolin e Bash Murgjini, “Kaspar Hauser” e F.Venerucci në rolin e Kaspar, “Nje jete me stuhi” e Dhora Leka ne rolin e Petrit Kapedani, “La vita è sogno” e David Tukici ne rolin Re Basilio, “Ali Pascha Von Janina” e Albert Lortzing ne rolin e Robert e shume te tjere. Pёrveç stilit klasik, Erlindi ka eksploruar gjini tё ndryshme muzikore, si muzika e lehtё, duke marrё pjesё nё festivale tё rёndёsishme (4 herё pjesёmarrёs nё Festivalin e Kёngёs nё RTSh e 2 here ne te tjere festivale), po ashtu edhe musical-in ne role kryesore si te “Kiss me Kate” i C.Porter ne rolin e Petrucchio, “Die Dreigroshenoper” e K.Veill ne rolin e Macheath (Opera pёr tri groshё), “Moulin Rouge” ne rolin e Cristian etj. Erlindi ka dhёnё dhe jep kontributin e tij si solist e spalё kori (sektori i tenorёve) pranё Teatit Kombёtar tё Operas dhe Baletit.
Erlind Zeraliu

Burimi/ALUMNI Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *