Home

Lajme

Bruna Musai – Dorë e punes para djerse..

No Comments Argëtim Letersi

Akoma pa aguar, si ne vape, si në stuhi,
Del nga shtepia i tmerruar ,punë e rënde pret përsëri,
Sytë pangopur me gjumè,dhimbjet trupit pa pushuar..
Ashtu lodhur rraskapitur, seć del prap në te aguar..

Duart i janë bërë plagë,shpirti i vrare nga dhimbja.
Ska ku te shkoje ?e nga tja mbajë,e vetmja punë eshte galeria,
Tonelata Kromi .shtyjne me force keta duar..
E ne fund te muajit ,sa paguar ,sa pa paguar

Ky njeri rrezikon jeten, ne nivel te 17..
Atje ku drite nuk sheh kurre ,ndriçon llamba mbi kaskete..
Atje thelle ku era gazit .Kundermon ne thellesi
Rrezikojnë cdo ditë jetën ,s’dine a zbardh mëngjez i ri..

Keto duar plot të çara, gjaku rrjedh se jan lenduar..
Para djerse ,lodhje ,e një shpirti te stermunduar
Zoti te dhente forcë.shendet paç ,e mirësi
Sepse paraja jote ,djerse pikon e rrjedh si shi..

Bruna Musai…

Burimi/Vargje të skalitura mbi gur – Poezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *