Home

Lajme

Dedë Dushaj – Tragjedija e mergimtarve

No Comments Argëtim Letersi

Prap me Lot Kosova ime
Per ty sot shprehim n’gushllime
Lajmi shkoj në boten m’bar
Humben jeten sa Shqiptar.

Kënkan nis per me udhtua
Në Pushim  n’kosov me shkua
N’autobus prej  n’gjermani
Paska ndodh ni tragjedi.

~
Bashk jan nis me ardh n’vendlinje
Si çdo vit me ba pushime
N’kroaci jan rrotullua
10 të vdekur e shum lëndua.

Muren rrugen per Atëdhe
10 poj shtjem të vdekun  n’dhe
O kosov e shtrejta tok
Shum kalove vaj e lot.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Në per shekuj nga anmiku
Sot prej zotit vjen rreziku
Zëmrat tona jan ba cop
Gjith ku jem tretun per bot.

Zëmer diegur mergimtari
Në per bot ku na çoj halli
Ku si thohet ujit uj
Mëndje zëmer rrin tuj vuj.

Zëmra’e mëndja e Patriotit
Nat e dit i lutet zotit
Tuj punu në diaspor
Per me ardh n’vizit n’Kosov

~~
Në at koh kur emigrume
Ti je kën e okupume
Zëmra jote pikov gjak
Ni 100 vjet ke kën n’dajak.

Vit per vit të vizitum
Me pa vëndin ku luftum
Tu na prit simjet se vim
N’Kroaci kem marr pushim.

~ Tash po vim në arkivola Nan Kosova thot u lodha Çua meu tesh jan shpi per shpi Tan Kosova asht kthy në zi. ~~~~~~~
Presidentja ban me dije
Sot ket dit e shpall dit zije
Dhimbja po e pelset gurin
N’gjysem Shtiz e ul Flamurin.

Tragjedija e mergimtarve
Ka prek zemrat gjith Shqiptarve
Dot kujtohet jekjo dit
I Shalla ma ska meu persrit.

~
( Dedë Dushaj.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *