Home

Lajme

GJUKANOVIQ: SERBIA PO MUNDOHET TË DËSHMOJË SE MALAZEZËT JANË SERB E MALI I ZI ËSHTË SERBI

No Comments Aktualitet Lajme

Presidenti malazes Millo Gjukanoviç ka deklaruar se nuk ka dyshim se Mali i Zi do të mbetet i pavarur dhe i qëndrueshëm në rrugën e BE,përcjell rtvpresheva.com

Ai është i bindur se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse kemi përparuar më shumë në procesin e negociatave. Presidenti i Malit të Zi gjithashtu tregon se Serbia po përpiqet të provojë se Mali i Zi është një shtet serb.

Duke folur në lidhje me marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë, Gjukanoviç tha se vizioni i tij është që ata të kenë një marrëdhënie si Republika Çeke dhe Sllovakia dhe shtoi se Mali i Zi po përpiqet të ruajë shansin për një marrëdhënie të tillë në të ardhmen. Fatkeqësisht, problemi është në Beograd i cili, thotë ai, ka vazhduar me shekuj.

“Serbia po përpiqet të provojë që Mali i Zi është një shtet serb, se malazezët në të vërtetë janë serbë, se nuk ka kishë, kulturë malazeze … kjo është një përpjekje e përhershme shekullore nga Serbia, e artikuluar nga nacionalizmi i Serbisë së Madhe për të përvetësuar Malin e Zi dhe mundohen ta bëjnë atë pjesë të identitetit kombëtar dhe kulturor të shtetit serb, kjo është arsyeja pse ata ishin kundër pavarësisë së Malit të Zi, “tha Gjukanoviç në një intervistë për mediumin sllovak TA3.

Ai shtoi se është më lehtë të merresh me nacionalizmin e Serbisë së Madhe deri sa ai vjen nga disa qarqe akademike ose qarqe të tjera. Problemi, thotë ai, është kur ai nacionalizëm gjenë përkrahje në politikën shtetërore të Serbisë. E tillë është situata sot, thekson Gjukanoviq.

“Sot, Serbia po vë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi përmes politikës së saj shtetërore. Ata nuk e thonë këtë, por me atë që po bëjnë, ata po vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’i jepet fund iluzionit se është e mundur të ndryshohen kufijtë në Ballkanin perëndimorë. Kur Serbia të heq dorë nga aspiratat e saja drejt Malit të Zi, besoj se do të jemi në gjendje të përdorim përvojën e bashkëpunimit midis Republikës Çeke dhe Sllovakisë “, tha Presidenti i Malit të Zi.

Burimi/rtvpresheva.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *