Home

Lajme

Rudi Berisha – NA MUNGON BACA, ADEM DEMAÇI

No Comments Argëtim Letersi

-Sot behën tri vjet për TY o Baca jon i madh, Adem Demaçi. Sot të kujtojmë dhimbjet, sakrificën, burgjet tua, fatin tënd, sot kujtojmë heroizmin tënd, guximin, trimërinë tënde, sot të kujtojmë si u dogje dhe u shkrive si qiri qe neve popullit shqiptarë të na beje dritë, u ndeze si një qiri qe të na tregosh rrugën se ka duhet drejtuar ne populli shqiptarë.
-Ju ishit dhe do jeni frymëzim për neve brezat e ri, ju na mësuat se si duhet dashur, sakrifikuar për liri të atdheut, për ribashkim të Shqipërisë. Ju qëndruat të fort në mes burgjeve, me duar të lidhura me pranga e këmishën me gjak të trupit tënd, vetëm e vetëm qe ne populli shqiptarë të gëzojmë lirinë.
-Bacë, ishe i madh…
-Sot Baca YNË je akoma me i madh.

  • Sot na mungon o lum Baca, Adem Demaçi.
    -Nderime veprës tënde, nderim sakrificës e rrugëve tua.
  • Nderim o Adem Demaçi jonë !
    -Sot në këtë ditë përkujtimore, në këtë ditë korriku qe ju i mbyllët sytë përgjithmonë të kujton pasardhësi juaj, letërshkruesi juaj, poeti qe do jetë një rrugëtar deri në frymën e fundit ( Te kujton nipi juaj i vogël, të kujton më dhimbje, mall dhe krenari)… Sot të kujton e të përkujtojmë O ADEM DEMAÇI !
    Adem Demaçi, Heroi im !
    Nderime nga RUDI BERISHA
    DARDANI ANTIKE, 26 korrik 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *