Home

Lajme

Rudi Berisha -RRUGA U PËRGJAK NGA TRUPAT E MËRGIMTARËVE

No Comments Argëtim Letersi

Nga dita qe janë nisë mërgimtaret nëpër rrugë
Janë duke ardhë në Kosovë me autobus
Nëna fare nuk ka shti gjumë në sy
Duke e prit djalin e rejën qe t’ i vie në shtëpi.

Rruga ishte gjatë e mërgimtarët i kishte zënë gjumi
Në rrugën për në atdhe ku dashuria dhe malli
I kishte lidh n’ shpirt për të ardhur në vendlindje
Me pa durim duke i pritur motra dhe vëllai.

Por mërgimtarët na erdhën me trupa të gjakosur
Toka u ndan në dysh- dhimbje e qielli u errësua
Sa dhimbje ka sot Kosova për vdekjen tuaj
Mërgimtar të përgjakur e lotët na kanë vërshuar.

Të larguar disa prej vitesh për një copë bukë
Duke vuajtur me mallin për atdhe e dashuri nëne
Atje diku duke jetuar në tokën e ftohtë te helmuar
Por çdo herë të lidhur me atdheun ku kanë lindur.

Në mëngjesin e këtij korriku te kthyer në trishtim
Po sot rruga u përgjak nga trupat e mërgimtarëve
Eh sa dhimbje ka sot nëna kur pret djalin e vdekur
Kjo është dita me e rënd qe mbuluan me mbulesën e bardhë.

Disa vasha të reja sot po kthehen në atdhe përjetësisht
Ato me nuk do migrojnë jashtë atdheut me kurrë
Do pushojnë këtu në tokën e shqiponjave në vendlindje
Këtu do kenë jetën përgjithmonë po këtu në Kosovë.

Nëna i ka pritur në përqafim e ka menduar qe do i përcjell
Por sot po i pret e po i përcjell nëna në banesën e fundit
Për çdo mëngjes do i takoj dhe do ju flas tek varri nëna
Rruga u përgjak me trupa e mërgimtarëve në këtë muaj korriku.

Sot e gjithë Kosova është kthyer ne dhimbje e ditë – zije
Flamurin e kemi ngritur në gjysmë-shtizë për nder të vdekjeve
Sot është ditë trishtimi dhe kjo ditë është kthyer ne një mort
T’i ndajmë dhimbjen me familjen për vdekjen e mërgimtarëve.
……………………………………………………………………………………………….
-I shprehim ngushëllime familjeve qe humbën të dashurit ( Mërgimtarët) e tyre në rrugët e Kroacisë duke ardhur në Atdhe, Kosovë. Lutemi për shpirtin e tyre tek i Madhi Zot, lutemi për të gjithë të lënduarit në këtë aksident shumë tragjik dhe i rënd, lutemi qe të kenë shërim të plot dhe të shpejtë.

  • Vërtetë sot jemi të gjithë populli shqiptar i pikëlluar dhe me dhimbje për këtë humbje të madhe, sot e gjithë populli është i mbushur me lot, dhimbje dhe ndjen e bashkë-ndjen me familjet qe humben me të dashurit e tyre.
    *O Zoti i mëshiro të vdekurit, ju ndihmo dhe i shëro të lënduarit. O Zot ju lehtëso dhimbjen dhe ju dhuro qetësi familjeve qe kanë humbur të dashurit e tyre…!
    ……………………………………
    © RUDI BERISHA
    Prishtinë, 26 korrik 2021
    Ora: 14: 35 minuta

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: