Home

Lajme

Ahmet Osmani – MALL LOT E GJAK DREJT VENDLINJES

No Comments Lajme Opinion

Janë të rrallë ata mërgimtarë të cilët nuk kanë ndjenja për vendin e lindjes, siç janë të rrallë disa gazetarë të cilët me apo pa vetëdije futen në shërbim te projektit famëkeq ” Përçaj dhe sundo ” mundohen në Kosovë të fusin përçamje në mes te popullit në Kosovë dhe mërgimtarve.
Kumonën e këtyre gazetarve po e mbanë Valon Syla të cilin e ka pozicionuar TV7 dhe ngazëllehet fshehurazi si struc me dëshira dhe ide që i projekton thell në zemër kundër mërgimtarve.
Mërgimtarët e lan vendlindjen për mbijetesë dhe për ta shpëtuar kokën, politika ishte e tillë, (largimi nga vendet e punes dhe ndjekjet e antarve te organizatave ilegale ….nga regjimi i asaj kohe)
TV7- shi me qëllim të caktuar i bombardon mergimtarët me lloj-lloj fyerjesh, sidomos pas ndërrimit të pushtetit në Kosovë kur pothuajse 100% Mërgata e mbeshteti Vetevendosjen e cila po vinte në pushtet, ndaj, per këtë arsye filluan fyerjet e TV7 ndaj mërgimtarve.
Mërgata edhe pse fizkisht e ndarë nga Vendlindja ajo për asnje çast nuk ishte e ndarë shpirtërisht nga Vendlindja, rasti i fundit per t‘ u çmallur me familjar dhe Kosovën na sprovoi edhe me tragjedi, rasti i fundit në Kroaci …
Rast i dhimshëm, shumë i dhimbshëm…lutem që të mbetet i fundit rast tragjik për mërgimtarët, lutem edhe për të fundmet fyerje drejtuar mërgimtarve, por s‘ mund të them se do të jenë të fundmet fyerje përderisa në mesin tonë ka gazetar, mashë e doktrinës Përçaj dhe Sundo !

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *