Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Lypja sociale…

No Comments Argëtim Letersi

Sot kam marrë shkasë nga shumë ngjarje që kanë dhe po tronditin jetët tona si në mërgim, por edhe ato në vendlindjen tonë. Skamja e stisur sociale është subjekti i një revolte që më stërmundon shpirtin dhe të dashurit e mi që unë sot nuk dua ti përmend direkt. Jam koshiente që unë jam dhe dua të mbetem kjo që jam, pasi pasioni për jetën tek unë do të sjellë dashuri me lypje sociale të drejtë dhe të sinqertë 🙏🏻🙏🏻🙏🏻❤️❤️❤️❤️❤️

Lypja sociale…

Sot, në jetët tona, format post traumatike të stresit janë një formë autoktone të kamufluara. Ato janë kthyer në rrjete merimangash që japin e marrin dinjitetin me shtrirje të papara dhe kjo nëpërmjet lypjeve sociale. Dikur lypsat kishin një organizatë që shfrytëzonte edhe kërthijën në barkun e nënës, por që e ardhmja e priste me shkëlqimin ditës së akullt pa shpresë, rrugëve të botës.
Intelektualët si dhe ata puntorë gërmonin xhepat deri në thërrimen e fundit të 15 ditëshit, për t’ mos riskuar në gllabërimin e borxhit për ditët që do të vinin. Mbijetesa ishte një operetë me korret masakruese, që si kambanë ushtonin dhimbje, thirrje, klithma varfërie të pathëna dhe të detyruara. Në varre akoma dëgjohen rrënkimet me pendesa të borxheve, ku xhelati pret akoma për ringjalljenme sopatë në dorë për ri-vrasje. Shpresa kish lyer fytyrën me gjakun princëror të kacidhjarëve, por me brekët në dorë prisnin monedhën e artë të kërciste.
Sot brekamanët janë kthyer në bilionerë nga nderi i lypur në “krevatët perandorakë” të Elizabeth Taylor. Lypja sociale është kthyer në një sociopathi gjenetike, që qan e qesh vetveten nga mëngjezi në darkë. Sytë janë gjuetarët e natës së largët që presin “bamirësinë” e rradhës. Eofelinë magjepse e kanë një hipnozë katalitike, që vjen me shpejtësinë e gravitetit, por që mpin çdo realitet dhe me po atë shpejtësi rrufeje mbyt të zotin.
Unë, sot po kërkoj mendimin të më kthjellojë kohët, ato që unë i desha siç më deshën. Akoma nuk kuptoj pse është krijuar sinopsi apo idealizimi tragjiko-komik në jetët tona shqiptare. Pajtimi me frazën dikur: “Lypja ka faqen e zezë, por pa gja s’ të len…”, është një formë sociale të të mbijetuarit. Të papunët intelektualë si lejlekët fluturojnë të rëmbejnë edhe gjahun e fundit që i mbijetoi shpresës për nesër. Dikur një lugë sheqer, sot kërkojnë tenxheren me vrerin e botës për ditët që do të vijnë. Nesër qiellit ia rrëmbejnë stuhinë, pasnesër diellit i grabisin zjarrin që të shuajnë gjithësinë.
Po ku është ajo plejadë që në skena luajti krimet si role, por më pas i’u dha kama aktoreske për vetëvrasjen e rradhës. Njerëzia duartrokiste dhe priste përkuljen e nderimit të aktorit të pajetë. Thërritjet “bizzz” të spektatorit në hapësirë nuk njihnin realitetin jetë a vdekje, por rebeloheshin për të hedhur edhe një monedhë për homazhin e pashkruar Makbethian.
Zërat ulërinin nga fundi i tokës për turpin e pashkruar.
Në sofrat e “pusht-hierarkëve” kishin dashin me bole që i’ua çnderonte gratë nji e nga nji. Por, kjo ishte një lojë e rradhës pasi ata ishin sakrilegji i rradhës që kishin humbur një popull të tërë gojëdhënash. Në vorbullën e komedisë ata ishin taksidarët arkaikë, anadollakë që pshurreshin nga hija e tyre e bërë tapë.
Familjet e gjora shpesh kacafyteshin me vetveten për pak, por pak ishte më shumë nesër dhe, kjo zgjonte ndërsjelljet sociopatike të ndërsjella. Lypja e dashurisë ishte kthyer në një marrëveshje të mbyllur në sirtarin e gurtë dhe, për çelës kishin dhimbjen mortore të përjetshme. Sa shpesh më vijnë ndërmend buzëqeshjet e çiltëra dje, por sot kanë dhimbjen që nënkupton nënshtrim dhe varësi patetike sociale.
Pse vallë kjo trysni të kërcasë me kaq forcë në shpirtrat tona?!… Pse ky kalvar homogjenial të zvarritet në rrugët e saj për një copë nder të hedhur si lëmoshë?!…
Pse harrojmë dhe bëjmë pasivë njerëzit tanë si një robëri bisnesi familjar?!… Pse duhet t’ ua shtypim dhe mposhtim shpresën e dashurisë?!… Ne si shkaktarë dhe mëkatarë edhe pse në trastë kemi paranë apo gurin e djallëzisë, harrojmë gjakun e përbashkët dhe mbjellim vrerin e dashurisë.
Krenaria sot ka marrë format më Bipolare sociale, e cila vritet me një pikë ujë dhe qesh me ironinë e fatit të pashkruar në dramat Shekspiriane.
Sa shpesh të kam dënuar ty shpirti im i lirë, edhe netëve të kam vjedhur gjumin, vellos së ëndrrës për shpëtim i kisha thurrur kurorën e pavarësisë. Sot në botë unë lyp dëshirën që ndjell respektin reciprok. Nuk di nëse kjo formë lypje ka faqen e zezë, por unë jam e bindur që me forcën e shpirtit tim të pastër ja kam grabitur tërësinë dhe bardhësinëe dashurisë. Unë këtë e kërkoj si respekt për vete dhe karakteristikë të kulturës nga ku unë erdha, shkoj dhe do të vi në vijim…

Ardiana Dhimitër Mitrushi 07/28/2021…

Burimi/fgacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *