Home

Lajme

Kimete Berisha për statusin e Kurtit: Kurrë s’kam dëgjuar se hidhërimi për humbjen e jetëve zbutet me lojë

No Comments Lajme Opinion

Analistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj një statusi të bërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku thotë se “Në këtë ditë hidhërimi ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë…’, përcjell Periskopi.

Berisha është shprehur se kurr nuk ka dëgjuar se hidhërimi për humbjen e jetëve zbutet me lojë.

“E shihni çfarë mendon ky për zinë dhe se sa lehtë pajtohet ky me vdekjen e huaj. Zemra nuk lehtësohet së paku pa hy dhimbja në dhé!”

“Por, e dhimbshme është se ‘dhimbja shtetërore’ aktrohet, se dhimbja e huaj mbetet dhimbja e huaj!”

“Kur të dhemb zemra përnjëmend-nuk bën gabime. Të nevojitet kohë të pajtohesh me vdekjen e njerëzve t’u. Vuajtja dhe zija janë proces i gjatë, i dhimbshëm dhe ngushëllimi vjen i fundit. Sikur të shkonte dikush t’ua lehtësonte zemrat familjarëve të viktimave, duke u treguar se ka fituar medale një shqiptare në Japoni!”, ka shkruar Berisha.
Ajo ka kërkuar që ky status të fshihet nga kryeministri Kurti sepse sipas saj përveç që është absurd është edhe johuman dhe naiv.

Burimi/periskopi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *