Home

Lajme

Studimi i AstraZeneca mbi mpiksjen e gjakut – Lancet: Nuk rrit rrezikun pas dozës së dytë. Vetëm 2.3 raste për 1 milionë

No Comments Shendetesi

Vaksina e AstraZeneca nuk ka rritur rastet me mpiksje të rrallë të gjakut me nivele të ulëta të trombociteve tek njerëzit pas dozës së dytë, sipas një studimi të publikuar këtë Javë, që pritet të ulë shqetësimet mbi efektet anësore të vaksinës. Raporti i publikuar në prestigjozen mjekësore “Lancet”, zbuloi se norma e vlerësuar e trombozës me sindromën e trombocitopenisë (TTS) pas dozës së dytë të vaksinës ishte 2.3 për 1 milionë të vaksinuar, ç’ka është një normë e tipike me ata që nuk janë vaksinuar, sipas AstraZeneca.

Kjo normë ishte 8.1 pas dozës së parë, shton kompania. Hulumtimi, i drejtuar dhe financuar nga AstraZeneca, vlerësoi rastet e raportuara brenda 14 ditëve të administrimit të dozës së parë apo të dytë nga data 30 Prill, duke përdorur databazën e kompanisë mbi sigurinë botërore. “Këto zbulime mbështesin administrimin e vaksinës me 2 doza, për të ofruar mbrojtjte ndaj Covid si dhe variantet shqetësuese”- tha ekzekutivi i lartë i AstraZeneca, Mene Pangalos.

Vaksina, e krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ka mbetur mbrapa në garë, pas disa goditjeve, përfshirë vonesave në prodhim, padinë e komisionit Europian dhe rasteve me mpiksje të gjakut. Rregullatori i Barnave në BE, ka shqyrtuar rastet e trombozës që prej muajit Mars dhe ka zbuluar një lidhje me vaksinën e AstraZeneca dhe të Johnson &Johnson. Megjithatë, organi ka bërë të ditur se përfitimet nga të dy vaksinat tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore. NJë total prej 316 rastesh me sëmundjen janë regjistruar tek të rriturit që morën vaksinën e AstraZeneca në Zonën Ekonomike Europiane deri më datë 28 Maj,

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Burimi/scan-tv.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *