Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Bota në sytë e mi

No Comments Argëtim Letersi

Mirmengjesi bota ime e vogël
fashuar me lotin kripur e të ëmbël
Rritur me diellin e dashurinë e munguar!

Mirmengjesi Ti, zagushi e ditëve te mia
ngjitesh e s’shqitesh kurmit tim ,
neteve te pergjumura,
mbartur mbi shpatullat e rëna
copëza kujtimesh të varfëra,
në duart e zbrazta, ëndrrat e palindura.
Mirmengjesi Ti , pazëshëm, si heshtja,
me zgjime të vakta e dëshira të zbehta!

Mirmengjesi o enderra ime e parë
me sytë e mëdhenj tejhapur
nga çudia e kësaj bote të shplarë,
nënë shterpësie me lindje para kohe, vrare !
Ç’gjymtyre të deformuara me ah-e habie,
në shtratin virtual të kohës martire ,
alibi e rreme
me rrahje artificiale zemre……!?

Unë diellin e zjarrtë e fsheh,
e mbaj në gji…
Bota ime sa e vogël dhe e madhe,
kredhur në dashuri,
virgjereshe mbetet ajo pjesë e zemrës,
ku s’hyn asnjëri.

Teuta Shaqiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *