Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Këllëz të qytetit të Gjirokastrës, ku burri i ka vënë flakën bashkëshortes.
Sipas informacioneve policore, 72-vjeçari me iniciale P.J. ka lyer me benzinë gruan dhe më pas i ka vënë flakën.
Bashkëshortja u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
72-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Burimi/tvklan.al