Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – ** JEHONA E KRESHNIKËVE TË KASTRATIT **

No Comments Argëtim Letersi

-Poemë-
~
O Veleçik që qëndron madhshtor në
horizont përballë Keshtjellës së Rozafatit!
Pse je aq krenar, apo se rranjët tuaja
i ke në qendër të Malsisë, në truall të Kastratit?
-Jo”Ti” nuk je piramida e Keopsit,
jo nuk je Gjigandi i Rodit,
Ti, je vetë mrekullia e dores së Zotit!
.
Po, të voglin Veleçik që ke pranë të mbështetur
si vëlla “Siamezë”
Vallë mjegullnaja e shekujve ua ngjiti emrat,
toponim si “Bratosh”, “Veleçik”, “Vorri iPapës”.
Bratoshi po quhet vëlla i parë i Kastratit,
që ka Faltoren e moçme, Kishën e ShënMarkut!
.
A thua, gjurmët arkeologjike të qytetrimit
në Tumbat të Kosanit,
janë themelet e kahëmotshme të Kastratit,
buzë Shoganit?
E “Syni i Virit” dhe i “Shoganit”
a mishron shpirtin bujar e mikpritës të këtyre anëve?
Ndoshta kalorsit Epiko-Ilirik, Muji e Halili
trokun e kuajve e ndalën aty në breg të Virit!
.
A vërtet duhet mendua dhe besua ndonjëherë
se hipoteza ka me u shndrrua në tezë,
për një teori dashamirëse bajzianësh se:
-Castriota, Castro, Caster s’fundi Kastrat
Është fisi i të madhit Gjergj Kastrioti-Skanderbe
pikërisht prej trojeve të Kastratit në Krujë ka shkua,
a thua, a thua…
ka me u njëmëndsua!?
.
Po kjo Bajza përse me kaq zë e famë,
a thua se bijtë e saj trima të pushkës e penës,
u kalitën nëpër kalandrat epike të kullave?
ku Malsia krenohet për luftën kreshnike
të atyre burrave!
.
Ai Bregu i Shpellës Frashrit dikur ishte
logu i “Zanave” e “Orve”?
Kah e vona u kthye si prelud i herojve,
përvullnetshëm me i përjetua legjendat e kohëve,
si vende me beteja patriotike të motmoteve.
.
Oh, aty nisi vikama e luftës Sukave të Moksetit,
me kryetrimin Mirash Luca i mëhallesVuçetit,
me ata vigana të Kastrat-Shkrelit,
trup për trup luftuan me asqer Hyrrjetit!
.
Gjelosh Gjoka i urtë, prej Kalasë lëshoi ushtim:
-O Ismail Pashë largo ushtrinë,
se Korba e Sorra me asqer tuj po i ngi!
Borizani turk me lotë qante gjakderdhjen,
zani i Burisë vajtonte tmerret!
.
Hej a, mos kjenë Teutont, Spartan apo Diameda,
ata trima të çartun?
Po, të atillë ishin…
Bajzianët, Gjeto Daka, Vasel Pjetri e Gjeto Deda,
se në breg të Shpellës Frashnit
6 nizam turq i coptuan me kmesa,
ua derdhën gjakun për dhe si gurrë,
Gjeto Daka mbeti përjetsisht hero në Flamur!
.
Në Kuvend të Greçës Prijsi trim e i urti Dod Preçi
Bajraktar i Kastratit,
me gazetarin Englez e fitoi me mençuri debatin,
e në “Lahutë të Malsisë” Fishta kangën i’a shkroi.
.
Edhe Kaçel Preçi i vellai i bajraktarit ra si hero
Fyt për fyt në luftë me turqit në Prrua të Thate,
përballë forcave turkoshake të Turgut Pashës.
.
Eh, antikomunistat bajzianë të alarmuem në shpirt
inspiruan me ngulm,
tuj thanë At.Çeril Canit;
-Bjeru Kambanave të Kishës,
në shenjë kushtrim me u mbledhë burrat,
për kryengritje kundra partizanëve të bishës!
.
Heroi kreshnik Gjon Martin Lula,
bashkë me luftëtarët
Mirot Paloka e Lac Kola në moshë të burrërisë
i thanë vdekjes eja për të sjellë ditët e lirisë,
me zemrën e tyre si të Anteut,
derdhën gjakun për fe e demokraci të Atdheut.
.
Me ujin e Shpellës së Frashnit u rrit,
edhe Baritoni i famshëm që e pati njohë Europa,
i madhi Lukë Kaçaj, në Bajzë e lindi Nanlokja.
Zani i tij ushtoi në Skenat prestigjoze të Operave,
artistin kërkoj ta mbante Teatri BalshojMoska.
.
Po dhe po i biri Bajzes Dod Kaçaj kje mësues,
Poet, orator demokrat deputet,
sokol e i paharruar, por që jeta i fali ditë krejt pak!
.
Prej Dedushajve në Vukpalaj të Kastratit
U lind edhe një filozof, një profesor!
At. Andre Nargaj e gjithë jeta e tij kaloj në diasporë,
Diplomua nepër Universitete të Romes e Neë-York,
i përkushtuam si bari shpirtnuar në udhën e Zotit.
Ndoshta i vetmi shqyptar në 5 kontinente
me aq aftësi, që dha leksione në New-Jers,
32 vjet teologji
Ajo plejadë kreshnikësh lanë jehonë e gjurmë të arta,
O Kastrat,
thuru kangë e nderoi në shekuj ato gjenerata.
.
Ndër kangë epike u këndoj bilbili i Bajzes Kol Buci
Neper podium, kudo shkoj skenat i tundi
Me nje za brilante të kthjellët e të pastër Jehoj zani i tij
edhe në Kala Gjinokaster.
I këndoj treves Malsise Madhe e Flamurit Heroijt kombëtar,
trimit Ded Gjo Lulit.
.
Pajtimtari gjaqeve i urti Palok Luni
nder sofra gjaqeshe kembkryq vellezrit malsor
me mencuri për rrafshi i uli
Më fale, – tha Paloka,
-Eshte gjithmonë më shtirë
por trimi eshte Ai… qe gjakun ta falë
Se sa dora e krimit me tërhek gishtin me vra
e me të lanë pa djalë!
.
Gjeto Turmalaj
Stamford,usa. Korrik. 2007.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *