Home

Lajme

Frashër Racaj – Deklaratë e F. Albana për Minishengenin: Kosova, gjaku ynë që nuk falet !

No Comments Aktualitet Lajme

Fondacioni Albana ka ndjekur me vëmendje gjithë zhvillimet dhe deklaratat e farsës së radhës për Minishengenin në Shkup.
Entuziazmin e tre antishqiptarëve, të mbledhur për interesat e Serbisë dhe interesat personale të secilit e verejmë si të stisur dhe gjithë proçesin e vlerësojmë si marrëzinë antishqiptare të radhës të dalë nga guzhina politike e Beogradit.
F. Albana denoncon kryeministrin e Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, si Esat Pashë Toptanin e radhës, që për përfitime meskine personale, është i gatshëm të shesë jo vetëm interesat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e Serbi, por edhe shqiptarëve të Shqipërisë.
Asnjë nga broçkullat e propagandës ramiste, rreth perfitimeve nga bashkimi me Serbinë, që mbushën mediat shqiptare, nuk është e mbështetur në ndonjë studim shkencor të përgatitur nga grupe ekonomistësh të shquar shqiptarë apo perëndimorë.
Gjithë ai logorroizëm i kryeministrit të Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër, veçse një çorbë e prishur me salcë neoliberalësh, që nuk mashtron as militantin më të verbuar socialist. Krahasimi me BE-në është qesharak e grotesk në çdo pikëpamje të mundshme.
F. Albana i paralajmëron gjithë shqiptarët, që të mos gëlltisin asnjë lugë nga çorba e prishur ramiste, përndryshe do të vjellin gjithë jetën dhe pasojat për çështjen kombëtare mund të jenë të pariparueshme për breza me radhë.
Ndërsa shqiptarët presin përfshirjen e Kosovës në shtetin kombëtar shqiptar, proces i cili kërkon edhe njohjen e Kosovës prej Serbisë, Rama, ky hologram politik apo fantazmë e Esat Pashës, nuk bën gjë tjetër veçse shet Kosovën dhe shqiptarinë.
Fondacioni Albana u bën thirrje gjithë shqiptarëve, që të mos e anashkalojnë këtë çështje të rëndësishme, si çudi që zgjat 3 ditë pas çdo takimi të treshes famekeqe Vucic-Rama-Zaev, por të përgatiten dhe organizohen për bllokimin e këtij proçesi antishqiptar, me hir a me pahir.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *